Çmenduri me kombëtaret e moshave, strategji e gabuar nga FSHF

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2017 | 18:23

Çmenduri me kombëtaret e moshave, strategji e gabuar nga FSHF

Në Kombëtaren A apo edhe në ekipin Shpresa, elementët më të mirë mund të bëjnë që të “pranohet” edhe sakrifikimi i elementeve nga kampionati ynë. Kjo, për shkak se rezultatet janë thelbësore për ekipin A, ndërsa skuadra Shpresa është thelbësisht në funksion të furnizimit të skuadrës së parë me elementet e duhura.

kombetarja u17

Mirëpo, për ekipet e tjera të moshave, strategjia e ndjekur duhet të jetë krejtësisht ndryshe nga çfarë ndodh aktualisht. Momentalisht, Federata Shqiptare e Futbollit në kombëtaret e moshave është e plotësuar me lojtarë nga kampionate të huaja. Elementi vendas, jo vetëm që injorohet në masë, por edhe nuk punohet për të ardhmen.

U-15 stervitje Kamez 6

Së pari, strategjia e ndjekur sjell vështirësi në arritjen e rezultateve. Kjo, për faktin se, duke grupuar për një kohë të shkurtër lojtarë nga vende të ndryshme, që hera-herës kanë edhe probleme me gjuhën shqipe, unifikimi në skuadër është thuajse i pamundur. Gjë që nuk garanton suksese dhe pikë mjaftueshëm për objektivat e këtyre skuadrave.

Kombetarja U-17

Së dyti, një fakt i tillë është krejtësisht diskriminues për kampionatet vendëse dhe të rinjtë e talentuar, të cilët humbasin mundësinë e promovimit. Ndërkohë, që duke afruar të talentuar shqiptarë, që janë pjesë e skuadrave të huaja, federata investon te lojtarët që e kanë në një farë mënyrë të ardhmen të garantuar.

Duka FSHF

Dikush që ka sukses me Interin, Milanin apo ekipe të mëdha, sigurisht që ka pritshmëri për të qenë element i spikatur. Ndryshe është për talentet e kampionatit shqiptar, uria e të cilëve për sukses dhe vullneti për t’u vënë në pah, do të garantonte sukses. Së treti, një strategji e tillë është shumë herë më shumë e kushtueshme për institucionin e futbollit, ndërkohë që rezultatet duket që nuk kanë qenë premtuese.

kombetarja u19.

Duhen të paktën 200 mijë euro shpenzime për udhëtimet dhe akomodimin e futbollistëve që mblidhen nga vende të ndryshme nëpër Europë. Së fundmi, kjo strategji e FSHF-së me moshat, nuk ka sjellë as rezultate. Kombëtarja U-15 u mund në miqësore, Kombëtarja U-17 pësoi dy humbje përballë Spanjës dhe Kroacisë, ndërsa Kombëtarja U-19 u mund në të tria takimet zyrtare të zhvilluara.

Moshat

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"