“Çmendet” Spaleti: Dua… Iniestën, Ramosin e Sançezin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2017 | 10:42

“Çmendet” Spaleti: Dua… Iniestën, Ramosin e Sançezin

Deri në momentin kur klubi të jetë qartë suar rreth merkatos se çfarë idesh kanë, duhet të heshtim për të mos krijuar pritshmëri të kota”. Kështu është shprehur Luçiano Spaleti, i cili në prag të ndeshjes me Udinezen (sot, ora 15:00) dhe më pak se një muaj larg merkatos së dimrit, u kërkon transparencë drejtuesve. Ndërkohë, përsëriti se merr përsipër fajet për zgjedhjet e marra në Kupën e Italisë kundër Pordenones:

Spaleti

“Nuk ua thjeshtësova punën djemve, aktivizova vetëm 8/11- ën e formacionit bazë”, ndërsa përpara takimit me skuadrën e Masimo Odos ka komentuar: “Lojtarët janë riaftësuar, do jetë një përballje e vështirë: edhe ngjyra e fanellës së tyre përbën një rrezik…”.

A mungoi motivimi të martën?

Kemi folur në mënyrë të thelluar për rreziqet që kishim përballë. Mendoj se është e gabuar të thuhet që lojtarët nuk u angazhuan apo që e morën lehtë. Aktivizimi i një reparti të ri nuk ua thjeshtësoi punën, madje ua vështirësova punën.

Përshtypja është se nëse nuk luajnë 13-14 të zakonshmit, skuadra vuan. Çfarë shqyrtimesh do ketë në janar?

Në merkato duhet të bëjmë kujdes. Derisa presidenti të mos jetë i qartë se si do veprohet, duhet të heshtim sepse të krijosh pritshmëri si përpara fillimit të kampionatit dhe të zhgënjehesh nëse nuk vijnë emrat e përmendur, nuk është diçka pozitive: për tifozët, lojtarët, për Interin e mbi të gjitha për rezultatet. Unë po jua them 2-3 emra që do dëshiroja: Sergio Ramos, Iniesta e Sançez. Dakord…? Duhet t’i respektojmë si duhet ata që kanë ngritur skuadrën në krye”.

Do donit Tomazin si president të federatës?

E kam të thjeshtë të përgjigjem, e njoh mirë. Për mua duhet të jetë ai, e thonë edhe ata që e njohin më pak. Unë votoj Tomazin.

A ka nevojë për ndonjë lojtar më shumë?

I kam ata që më duhen. Do punoj kështu, e nëse drejtuesit do duan kampionatin, e mbyllim me këta që kemi.

Pas ndërrimit të trajnerit, do e nisni nga e para punën mbi Udinezen?

Morën Odon, një djalë të zgjuar, me të cilin më ka rastisur të flas për disa lojtarë që luanin te Peskara. Gjithashtu unë me Pocon (presidentin) kam punuar, ata futbollistët i zgjedhin të gjithë prej strukturës: trajneri është i zoti, di të bëjë punën e tij dhe shumë shpejt do kalojë te një skuadër më e fortë. Rreziqet janë. Edhe nga ngjyra e fanellave të tyre: janë bardhezi”.

Inter

Si e zgjidhni kombinimin e tre mesfushorëve?

Borha Valero lidh skuadrën, mund ta vendosësh kudo, di të bëjë gjithçka. Edhe në dyluftim shkon me forcë dhe i bën kundërshtarët të gabojnë në organizim sepse lexon lojën: shikon fillimisht me mendje e më pas me sy. Të gjithë kanë nga një karakteristikë, kush më shumë e kush më pak, por ai ka treguar se është një lojtar i rëndësishëm.

Këtë vit, në “San Siro”, tifozët kanë qenë vërtet lojtari i dymbëdhjetë?

Është një përfitim për futbollin që Interi po ringrihet në nivelet e larta. Sa më shumë të jenë në stadium, aq më shumë vlerë merr kampionati italian. Më gëzon kur shoh këtë pjesëmarrje.

Duke folur për talentet italianë, si Berardi, Kieza apo Barela, si trajner kë do zgjidhnit?

Të tre.

Mes Kiezës e Berardit?

Mua më pëlqejnë Kandreva e Perisiç. Edhe ata janë lojtarë të mirë me një të ardhme të madhe, por ne i kemi më të fortë.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"