Çiftet e turit të dytë kualifikues të Ligës së Europës, ndizet gara për të kapur… Milanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2017 | 23:53

Çiftet e turit të dytë kualifikues të Ligës së Europës, ndizet gara për të kapur… Milanin

Me përfundimin e ndeshjeve të turit të parë kualifikues të Ligës së Europës u mësuan skuadrat që do ta vazhdojnë për të paktën dhe dy ndeshje aventurën e tyre ndërkombëtare. Këto skuadra, në bazë të shortit të hedhur më datë 19 qershor, e dinë tashmë se cili do të jetë rivali i tyre i radhës.

skenderbeu milan shkendija

Skuadra të ndryshme nga gjithë Europa, mes të cilave dhe dy ekipet shqiptare, Skënderbeu dhe Shkëndija e Tetovës, do të kërkojnë të kualifikohen për në turin e tretë kualifikues me shpresën se shorti do t’u rezervojë një përballje ëndrrash me ndonjë prej emrave të mëdhenj që e fillojnë garën në këtë tur.

Milan, Zenit Shën Pjetërsburg, Atletik Bilbao, Fenerbahçe, PSV Eindhoven, Everton, Marsejë, Frajburgu i Abrashit, apo edhe Sioni i Tramexanit, janë disa nga ekipet që e fillojnë aventurën e tyre në Ligën e Europës në turin e tretë kualifikues.

LIGA E EUROPËS – TURI I DYTË KUALIFIKUES

Botev Plovdiv-Beitar Jeruzalem

Zeta-AIK

Haugesund-Leh Poznan

Apollon-Zaria

AEK Larnaca-Kork Siti

Brondbi-VPS

Rabotniçki-Dinamo Minsk

Kairat Almati-Skënderbeu

Norrkoping-Trakai

Sllovan Bratislava-Lyngbi

Panionios-Nd Gorica

Hajduk Split-Levski Sofje

Mllada Boleslav-Shemrok Rovers

Zira-Astra

Nome Kalju-Videoton

Makabi Tel-Aviv-KR Reikjavik

Dinamo Brest-Altah

Aberdin-Shiroki Brijeg

Utreht-Valleta

Ferencvarosh-Midtjilland

Bran-Ruzhomberok

İnter Baku-Fola Esh

Shturm Grac-Mlladost Podgorica

Liepaja-Suduva

Vaduz-Od

Shkëndija Tetovë-HJK

Gabala-Jagiellonia

Valur-Domzhale

Bnei Jehuda-Trençin

Progres Niderkorn-AEL

Irtish Pavlodar-Crvena Zvezda

Lucern-Osijek

Gallatasaraj-Ostersunds

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"