Champions U-19/ Shkëndija e Tiranës humbet ndaj Sherifit, moldavët përmbysin kryeqytetasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2019 | 16:20

Champions U-19/ Shkëndija e Tiranës humbet ndaj Sherifit, moldavët përmbysin kryeqytetasit

Është luajtur ditën e sotme, takimi i parë në Champions për moshat U-19, ku ekipi shqiptar i Shkëndijës së Tiranës, priti në “Elbasan Arena” moshatarët e Sherifit të Tiraspolit.

shkendija e tiranes u 19 sherif tiraspol

Skuadra e drejtuar nga Ervin Bulku, është mundur 1-2 nga skuadra moldave edhe pse ka befasuar që në pjesën e parë.

Në minutën e 11-të, ka qenë mesfushori Ergi Ajazi që ka shënuar golin e zhbllokimit të rezultatit. Që në momentet e para, Shkëndija ka zhvilluar një volum loje tek porta e moldavëve, dhe për fat të mirë ia doli të zhbllokojë shpejt shifrat.

71334366_561907864349102_1292900463082995712_n

Gjithsesi, vetëm 10 minuta më pas, ishte Kovçenko që barazoi shifrat për moldavët, duke vënë gjithçka në baraspeshë.

Ndërkaq në minutën e tretë të shtesës në pjesën e parë, Danilov ka ndëshkuar të rinjtë e Shkëndijës së Tiranës, që pësuan golin e dytë.

Pjesa e dytë nuk solli ndryshim të rezultatit dhe tashmë skuadra e udhëhequr nga Bulku, do ta ketë të vështirë ndeshjen e kthimit, misionin e kualifikimit.

Kujtojmë që sfida e dytë do të luhet në Moldavi, në datë 23 tetor.

Shkëndija e Tiranës U19-Sherif Tiraspol U19 1-2

GOLAT: Ajazi 11’ / Kovçenko 21’, Danilov 45+3′

FORMACIONET ZYRTARE:

cas

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"