Çështja e borxheve të Flamurtarit dhe rreziku për të mos u licencuar, Idrizi negociata me drejtuesit e FSHF-së…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2019 | 18:58

Çështja e borxheve të Flamurtarit dhe rreziku për të mos u licencuar, Idrizi negociata me drejtuesit e FSHF-së…

Burimet pranë klubit bëjnë me dije se administratori Idrizi ka pasur dje një tjetër takim me zyrtarë të lartë të FSHF-së. Çështja e borxheve të Flamurtarit dhe rreziku për të mos u licencuar ka qenë në qendër të këtij takimi.

Duka-Idrizi

Mësohet se drejtues të FSHF-së kanë kërkuar që klubi të ofrojë një zgjidhje, madje si mundësi për t’i ndihmuar i kanë dhënë si alternativë pagesën me këste nga vetë institucioni më i lartë i futbollit në vend.

Sinan-Idrizi

Ende nuk dihen detaje më specifike në lidhje me atë çfarë është diskutuar mes administratorit të Flamurtarit dhe drejtuesve të FSHF-së. Kujtojmë se pak ditë më parë, Idrizi takoi edhe presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Idrizi i tha Dukës se kjo histori në futbollin shqiptar do të marrë fund me miratimin e ligjit për sportin, ndërsa kërkoi shtyrjen e kampionatit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"