Çerepi: Me Skënderbeun, “thikë me dy presa”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2012 | 11:13

Çerepi: Me Skënderbeun, “thikë me dy presa”

Cerepi ne dyluftim me Tafajn e KamzesPogradecarët janë të pafat në ndeshjet e zhvilluara jashtë fushe, teksa të shtunën u mundën në “Niko Dovana” nga Teuta me rezultat tenistik. E ky dështim ua ka ndërlikuar akoma edhe më shumë gjendjen liqenorëve, kjo, pasi kalendari i javës së fundit është mjaft i vështirë. Djemtë e Çekiçit do të presin në fushën e tyre Skënderbeun, kundërshtar që është pretendent për titullin kampion. Gjithsesi, liqenorëve nuk u hyn në punë asnjë rezultat tjetër veç tri pikëve, në mënyrë që t’i shpëtojnë rënies direkte. Kapiteni i Pogradecit, Kopi Çerepi, në një bisedë për “Panorama Sport” i bën skanerin takimit me Teutën, ndërsa pohon se do të shpresojnë deri në fund për mbijetesën në Superiore. “Shpresuam për një pikë në Durrës, por nuk arritëm të përballojmë furinë durrsake, ndaj na duhet që e gjithë vëmendja të përqendrohet në përballjen me korçarët, të cilët në asnjë mënyrë të mos kujtojnë se do ta kenë të lehtë në Pogradec. Sigurisht që do të jetë një takim më i vështirë, pasi luhet në fundin e kampionatit. Me Skënderbeun do të jetë një ‘thikë me dy presa’, nga ku ne na duhet të marrim me çdo kusht një rezultat pozitiv. Korçarët kësaj radhe do të zbresin në stadiumin ‘Gjorgji Kyçyku’ me autoritetin e kryesuesit, por nuk do të ketë lëshime për të dy ekipet. Kjo, pasi te skuadra jonë është investuar për Superioren. Për momentin jemi me një këmbë në të Parën dhe me tjetrën në Superiore, për më shumë ne rrezikohemi seriozisht dhe nuk do të jemi formalë në këtë ndeshje. Dua të theksoj se Skënderbeu në ndeshjet miqësore që kemi organizuar në Pogradec ka qenë i pafat. Ne na intereson më shumë se çdo gjë rezultati për të cilin nuk do të falim. Jemi në një moment vërtet kritik dhe në 90 minutat e fundit do të japim shpirtin në fushë”, – ka përfunduar kapiteni pogradecar, Kopi Çerepi.

Fansat kërkojnë mbijetesën
Pogradecarët më 12 maj do të luftojë shansin e fundit për mbijetesë në Superiore. Mirëpo, kalendari u ka rezervuar një sfidë të egër përballë fqinjëve të tyre korçarë. E ndërsa nga njëra anë kërkohen me çdo kusht tri pikët, nga ana tjetër, a do të pranojnë korçarët që luajnë me Pogradecin t’i heqin titullin ekipit të tyre, ku janë rritur dhe janë bërë futbollistë? Tifozëria liqenore e konsideron si ndeshje kampionati dhe kërkon që, skuadra e zemrës të mbetet në Superiore dhe të luftojë për më tej në “play off”. Kështu, 90 minutat e fundit janë minuta ankthi jo vetëm për djemtë e Çekiçit, por edhe bardhekuqtë.
Pëllumb Starova

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"