Çepele thyen rekordin e Iljaz Çeços, ja top 10-tshja e debutuesve më të rinj në Kombëtare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2020 | 23:30

Çepele thyen rekordin e Iljaz Çeços, ja top 10-tshja e debutuesve më të rinj në Kombëtare

Ramën Çepele ka thyer dje rekordin e debutimit me Kombëtaren shqiptare. Mbrojtësi i transferuar rishtas tek Akademia e Hanoverit në Gjermani, duke lënë të rinjtë e Interit, luajti për herë të parë me Kombëtaren ndaj Kosovës në moshën 17 vjeç e 235 ditë.

Cepele

Djaloshi theu rekordin e mbajtur nga Iljaz Çeço, debutimi i të cilit është bërë më 11 tetor 1964 ndaj Algjerisë, duke qenë 17 vjeç e 281 ditë. Në vend të tretë në këtë renditje për debutimin me moshë sa më të vogël është Blendi Nallbani, i cili ka debutuar 17 vjeç e 331 ditë ndaj Anglisë. Në top 10-shen e debutuesve më të rinj, i fundit është Rei Manaj, aktualisht pjesë e sulmit të kuqezinjve.

LISTA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"