Çelsi “hap thesin” në janar, Sarri ka fiksim… Hysajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2018 | 14:00

Çelsi “hap thesin” në janar, Sarri ka fiksim… Hysajn

Çelsi ka gati një çek prej 225 milionë eurosh për të shpenzuar në merkaton e janarit. Sipas asaj që raporton “The Express”, blutë e Londrës do të ndërhyjnë të përforcojnë repartin e mbrojtjes.

hysaj

Në planet e tyre është edhe Elseid Hysaj. Mbrojtësi i kombëtares sonë është një “fiksim” i Sarrit. Një tjetër emër në listë është edhe ai i Aleks Sandros, mbrojtësit të majtë të Juventusit. Pjesa tjetër e parave do të shpenzohet për Pulisiç nga Dortmundi. Me mbërritjen e Sarrit Çelsi po kalon një formë të jashtëzakonshme dhe Abramoviç duket se do të tregohet zemërgjerë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"