Çelsi drejt një “revolucioni” tjetër, Milan do t’i rikthehet pistës “Broja”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2024 | 12:00

Çelsi drejt një “revolucioni” tjetër, Milan do t’i rikthehet pistës “Broja”

Armando Broja kaloi te Fulhem në formë huazimi deri në fund të sezonit, por ai do të jetë sërish në treg gjatë merkatos së verës. Drejtuesit e Çelsit kërkojnë që Broja të rikthehet në formë optimale, për ta shituar më pas në verë me titull definitiv, kjo është e qartë, mjafton të shohim kontratën e huazimit me Fulhem.

broja

Ekipi londinez pritet t’i nënshtrohet një tjetër revolucioni në verë, pasi ky është një tjetër sezon që po shkon drejt dështimit total, me Çelsin që është jashtë çdo objektivi në Premier Ligë. Broja do të largohet në verë për t’i bërë vend një tjetër sulmuesi. Nuk është një sekret që Çelsi kërkon prej kohësh shërbimet e Viktor Osimhen, kjo është vera e duhur për të siguruar kartonin e sulmuesit të Napolit.

Me afrimin e nigerianin, për Brojën nuk do të ketë më hapësira në kryeqytetin anglez, plus klubit i duhen miliona për të qenë korrekt me rregullat e “Fair Play Financiar”. Broja pritet të shndërrohet në një okazion për shumë klube. Sipas mediave italiane, sulmuesi kuqezi ka qenë dhe mbetet një dëshirë e Milanit. Drejtuesit e klubit kuqezi kanë shfaqur interesim për Brojën në mënyrë konstante, pritet të futen sërish në garë në fund të këtij sezoni pasi “djallit” i duhet me çdo kusht një qendërsulmues i ri, Broja i plotëson të gjithë kriteret.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"