Çela vendos 11-shen anti-Bylis, mungon vetëm Zogaj. Ja formacioni i mundshëm i Kastriotit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2023 | 10:54

Çela vendos 11-shen anti-Bylis, mungon vetëm Zogaj. Ja formacioni i mundshëm i Kastriotit

Kastrioti, pas atij barazimi të arritur në transfertën e Shijakut, po vijon përgatitjet për ndeshjen e shtyrë atë ndaj Bylisit për tëvazhduar luftën për mbijetesë. Të dyja ekipet ndodhen ne vendet e fundit, por Kastrioti këtë radhë duket më i vendosur sekurrë për një rezultat pozitiv për të vazhduar luftën për mbijetesë.

kastrioti

Ndaj, te krutanët, edhe pse ditët e fundit janë hedhur akuza të ndryshme, stafi teknik e futbollistët kanë vijuar punëne tyre pa u ndikuar dhe u demoralizuar nga ato.

Përkundrazi, ata duken më të motivuar se kurrë më parë duke iu përkushtuar e marrë maksimumin në çdo përballje për të bërë të munduar qëndrimin në Superiore.

Trajneri Çela dhe ndihmësi i tij, Rustami, kanë pasur nën urdhra të gjithë titullarët e mundshëm. Seanca e radhës stërvitore ka pasur larmi e hapësirën enevojshme për një stërvitje bashkëkohore e ndërthurur me disavariante të ndryshme.

Ndërkaq, ditën e djeshme u zhvillua seanca e fundit stërvitore në prag të ndeshjes, ku trajneri Çelafiksoi 11 futbollistët që do të hedhë në fushën e blertë ngaminuta e parë. Mungesë e sigurt për krutanët do të jetë sulmuesi i krahut, Silvio Zogaj, i cili ka plotësuar numrin katër tëkartonëve të verdhë.

323232

SHKËLQIM HASANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"