Çela me një mungesë, shkodranët ndryshojnë gjithë mbrojtjen. Ja formacionet e mundshme në Kastrioti-Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2022 | 11:22

Çela me një mungesë, shkodranët ndryshojnë gjithë mbrojtjen. Ja formacionet e mundshme në Kastrioti-Vllaznia

Adolf Selmani është mungesa e sigurt e Kastriotit në këtë takim për shkak dëmtimi, por së fundmi edhe Edon Hasani ka patur shqetësime dhe është në dyshim për Vllazninë.

KASTRIOTI VLLAZNIA

Dianje, Adili dhe Da Silva janë mungesa të rëndësishme për ekipin shkodran. Trajneri Brdariç është i detyruar të bëjë ndryshime dhe lëvizje pozicionesh, kryesisht në mbrojtje.

Katërshja e mbrojtjes ndaj Kastriotit pritet të përbëhet nga Fangaj dhe Hakaj në krahë, si dhe Gurishta e Bulatoviç në qendër. Në mesin e fushës nga minuta e parë pritet të rreshtohen Krymi, Jonuzi dhe Kruja.

Në sulm, trajneri Brdariç parashikohet që t’i besojë sërish Aralicës në majë, i cili nga krahët do të ndihmohet nga Latifi dhe Gjurgjeviç.

Pavarësisht se vetëm dje ka nisur puna për takimin ndaj krutanëve, gjasat janë që stafi teknik të përdorë këtë formacion me Kastriotin.

FOR

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"