Bylisi nuk ndalet në merkato, merr ish-lojtarin e Luftëtarit dhe talentin që ishte në provë te Porto

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2020 | 23:01

Bylisi nuk ndalet në merkato, merr ish-lojtarin e Luftëtarit dhe talentin që ishte në provë te Porto

Bylisi vazhdon me përforcimet në merkato, teksa së fundmi ka zyrtarizuar dy afrimet e radhës. Nëpërmjet faqes së klubit, ballshiotët njoftojnë afrimin e dy mbrojtësve të majtë, Marselino Preka dhe Klaus Alinani.alinani preka

Ky i fundit në sezonin e kaluar ishte pjesë e Luftëtarit, teksa këtë sezon do të vazhdojë të luajë në Superiore, por këtë herë me fanellën e Bylisit.

Nga ana tjetër 17-vjeçari Marselino Preka para jë muaji ishte në një prova disa ditore te skuadra e madhe portugeze, Porto. Të dy lojtarët janë prezantuar nga presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj dhe do të vihen nën urdhrat e trajnerit Veljko Dovedan.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"