“Buzëqesh” Shehi, dy lojtarët e rëndësishëm të Tiranës pranë rikthimit në fushën e blertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2021 | 11:33

“Buzëqesh” Shehi, dy lojtarët e rëndësishëm të Tiranës pranë rikthimit në fushën e blertë

Te Tirana dëmtimet janë problemi kryesor. Kështu, në sfidën me Kastriotin doli nga loja i dëmtuar Gjumsi pas një përplasjeje me një lojtar të krutanëve.

NAJDOVSKI

Vetëm sot do të shihet gjendja e lojtarit. Nga ana tjetër, Tirana merr frymë lirisht, sepse kthehet pas dëmtimit Najdovski. Maqedonasi nuk ka ndonjë shqetësim të madh dhe sot nis stërvitjen.

Pikëpyetja e madhe mbetet rikthimi i Xhixhës. Lojtari ka pasur probleme, por ka 50 për qind mundësi për të luajtur. Ai po stërvitet rregullisht, por ende ka pak dhimbje.

REDON XHIXHA

Në ditët në vazhdim do të shihet nëse do të jetë në sfidën me laçianët apo do të qëndrojë jashtë ndeshjes me kurbinasit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"