Bushi: Lojtarët të japin maksimumin, U-21 nuk është vetëm trampolinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2017 | 12:53

Bushi: Lojtarët të japin maksimumin, U-21 nuk është vetëm trampolinë

Trajneri i kombëtares shqiptare U-21, Alban Bushi, në konferencën e dhënë për mediat në sallën e konferencave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka bërë me dije se ai tashmë ka formuar një kontingjent prej rreth 70 futbollistësh dhe askush prej tyre nuk duhet ta ndjejë veten të sigurt për formacionin, apo as që të jetë në ekipin Shpresa vetëm me mendjen për të kaluar në Kombëtaren A.

bushi

Për grupin e lojtarëve

“Nuk do të jetë një ekip stabël, me një grup të krijuar. Unë jam i mendimit që ekipi kombëtar ka nevojë për alternativa. Ne jemi munduar që të krijojmë një listë prej 70 futbollistësh që t’i kemi gjithmonë në dispozicion.”

Për lojtarët nga kampionati shqiptar

“Unë mendoj që kampionati ka shumë lojtarë të vlefshëm. Ka edhe të tjerë, për të cilët unë e kam krijuar një opinion që janë në gjendje të luajnë me ekipin Kombëtar U-21.”

Për Taulant Seferin

“Na bëhet qejfi që ai është pjesë e jona, sepse është lojtar shumë premtues.”

Për objektivin

“Kemi synim fillestar që të bëjmë më të mirën dhe të fitojmë dy ndeshjet që kemi me Moldavinë. Dua që çdo lojtar të japë maksimumin për këtë ekip dhe të mos mendojë që ekipi Shpresa është vetëm një trampolinë për Kombëtaren A.”

Për dy ndeshje ndaj të njëjtit kundërshtar

“U kemi bërë ftesë të gjithë ekipeve europiane për të bërë miqësore, qoftë këtu apo edhe në transfertë, dhe vetëm Moldavia na është përgjigjur pozitivisht. Prandaj zgjodhëm që të bënim dy ndeshje, pasi në të kundërt do të mbeteshim pa luajtur.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"