Burreli ndali Korabin/ Alcani: Pika, e mjaftueshme; Mërgjyshi: Na u bë e vështirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2022 | 16:35

Burreli ndali Korabin/ Alcani: Pika, e mjaftueshme; Mërgjyshi: Na u bë e vështirë

Korabi harron të fitojë në transferta. Nëse në shtëpi është i pathyeshëm, jashtë fushe jo edhe aq. U bënë tri ndeshje radhazi që nuk ia dalin, duke i dhënë mundësi Apolonisë që t’i afrohet me 7 pikë.

Burreli-Korabi

Pas dy humbjeve në Lezhë dhe Cërrik, këtë të shtunë u ndalën në “Liri Ballbani”. Skuadrat ndanë nga një pikë pas barazimit 0-0 në derbin e Qarkut Dibër.

Alert Alcani e quan të pranueshëm barazimin, ndonëse ka rezerva për gjykimin. Pas ndeshjes, trajneri i Burrelit tha:

ALERT ALCANI

“Për mënyrën se si shkoi ndeshja, barazimi nuk ishte i mjaftueshëm. Kishim rast për të kaluar në avantazh dhe mund ta mbyllnim me një gol. Çunat dhanë maksimumin, por pak fati dhe pak gjykimi… Por nuk dua të merrem me të, sepse nuk e kam zakon”.

Artan Mërgjyshi priste më shumë nga kjo transfertë. Për synimet që Korabi ka, trajneri bën këto llogari:

MERGJYSHI

“Për synimet që ka skuadra, një pikë nuk na bënte punë. Duhej të merrnim maksimumin. Na u bë e vështirë, por kjo është gara. Kishim mundësi për ta fituar dhe sidomos pjesën e dytë, por nuk ditëm t’i shfrytëzojmë rastet.

Gjithsesi, nuk dorëzohemi as për vendin e dytë. Janë edhe gjashtë ndeshje ku ne do të synojmë të marrim maksimumin dhe do shohim si do rrjedhin ngjarjet”.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"