Brozoviç pëson dëmtim me Kroacinë, shansi për Kristjan Asllanin për të luajtur si titullar me Interin?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2022 | 11:19

Brozoviç pëson dëmtim me Kroacinë, shansi për Kristjan Asllanin për të luajtur si titullar me Interin?

Ndeshjet e kombëtareve nuk kanë sjellë tek Interi vetëm lajmin pozitiv të golit të Lautaros.

BROZOVIC

Marselo Brozoviç ka lënë fushën e lojës vetëm 19 minuta nga fillimi i sfidës mes Kroacisë dhe Austrisë pas një shqetësimi të ndier në kofshën e majtë duke frikësuar jo pak ambientin zikaltër.

Mënyra si mesfushori u largua mes dhimbjeve të shumta ka ngritur dyshime mbi gradën e dëmtimit, që do të përcaktohet pas ekzaminimeve të detajuara. 29-vjeçari pritet të kthehet menjëherë në Milano, ku do të mësojë dhe kohën e rikuperimit.

Për momentin në rrezik është sfida ndaj Barcelonës, pasi në atë ndaj Romës, Brozoviç do të mungojë gjithsesi për shkak kartonësh.

KRISTJAN ASLLANI

Një lajm i mirë ky mund të jetë për mesfushorin e Kombëtares Kristjan Asllani, i cili mund të zërë vendin e Brozoviç në formacion me Interin

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"