Broja, Çelsi ndryshon mendje/ Sulmuesi në situatë të ndërlikuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2023 | 21:25

Broja, Çelsi ndryshon mendje/ Sulmuesi në situatë të ndërlikuar

Ardhja e Mauricio Poçetinos te Çelsi patjetër që do të ndryshojë shumë gjëra në klub, duke nisur nga futbollistët blu. Të vetëdijshëm që kanë investuar tepër te blerja e lojtarëve, këtë merkato londinezët po mendojnë se si të marrin mbrapsht 280 milionë stërlina, duke shitur një pjesë të mirë të futbollistëve.

LB-sport-Mauricio-Pochettino-chelsea-copy

“Daily Mail” i ka kushtuar një artikull listës së “zezë” të Poçetinos, ku bie në sy numri i lartë i largimeve të mundshme, por lajmi i mirë është se në këtë listë nuk ndodhet emri i Armando Brojës.

Klubi shpreson se mbi 10 lojtarë do të shkojnë për të ndihmuar që situata të jetë më e menaxhueshme për trajnerin e ri, i cili do të jetë në Angli këtë javë. Ai nis zyrtarisht më 1 korrik pasi nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare me Çelsin.

Obamejang, Zieh, Pulisiç, Mendi dhe Hudson-Odoi pritet që të largohen, ndërsa e paqartë është e ardhmja e Kulibalit, Azpilikuetës dhe Kantesë. Gjithashtu një ‘viktimë’ është edhe Zhoao Feliks, i cili do të kthehet tek Atletiko pas huazimit në Londër prej 6 muajsh, kjo e konfirmuar nga presidenti i “Colchoneros”.

Feliksin do ta ndjekë edhe Denis Zakaria, i cili do të kthehet te klubi mëmë, pas një sezoni huazimi nga Juventusi.

2222

Ka gjithashtu interes për Mateo Kovaçiç, Konor Galager, Trevoh Çalobah dhe Ruben Loftus-Çik, ndërsa për Mejson Maunt ka interes nga klube si Mançester Junajtid dhe Arsenali, por Poçetino është i etur të punojë me yllin anglez, i cili ka vetëm një vit të mbetur nga kontrata e tij. Ndërkohë Pulisiç do të largohet pasi nuk arriti që të shfaqë potencialin e tij më të mirë me blutë.

brojaaa

ARMANDO BROJA

E ndërlikuar është edhe situata e Armando Brojës, i cili vijon rikuperimin nga dëmtimi i rëndë në ligamentet e gjurit. Dita-ditës raportohen lajme se sulmuesi i Kombëtares do të largohet dhe nuk është në planet e Poçetinos, ndërsa në këtë artikull, emri i shqiptarit nuk është në listën e atyre që Çelsi pretendon të shesë.

Armando do të jetë plotësisht i rikuperuar në nisje të sezonit të ri dhe deri tani është në planet e Çelsit për të ardhmen, duke qenë se mbetet një prodhim i akademisë blu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"