“Brexit”/ Si preket bota e futbollit dhe Premier Liga pas referendumit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2016 | 15:58

“Brexit”/ Si preket bota e futbollit dhe Premier Liga pas referendumit

Vota e britanikëve pro daljes nga Bashkimi Europian pas referendumit të djeshëm pritet të prekë edhe botën e futbollit. “Shefi” i Premier Ligës Richard Scudamore më herët ka thënë se ishte pro qëndrimit në BE, por me sa duket vota e referendumit do të ndryshojë shumë rregulla, kryesisht në blerjen e lojtarëve dhe në lëvizjen e lirë të tyre drejt klubeve angleze dhe anasjelltas.

adnan-januzaj (1)Sipas “The Telegraph”, pas votës për të dalë nga unioni më shumë se 100 lojtarë mund të humbasin ‘të drejtën e punës’ dhe kështu nuk mund të luajnë më në Premier Ligë.

Edhe pse pasojat e ‘Brexit’ nuk pritet të japin efektet e tyre brenda pak ditësh, sipas ekspertëve kjo do të shtrihet në kohë. “Mbretëria e Bashkuar do të duhet të negociojë në të ardhmen në terma tregtarë, por e përktheyer në termat e futbollit për Premier Ligën do të thotë një rritje me 20 për qind të çmimit të lojtarëve që vijnë nga BE-ja, gjë që për pjesën tjetër të kontinentit nuk do të kishte ndryshim”,-shkruan gazeta më e madhe sportive në Itali “La Gazzetta dello Sport”.

epa05294450 Leicester City manager Claudio Ranieri kisses the Premier League trophy after the English Premier League match between Leicester City and Everton at the King Power stadium Leicester in Leicester, Britain, 07 May 2016. EPA/PETER POWELL EDITORIAL USE ONLY. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or 'live' services. Online in-match use limited to 75 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications

Trajneri italian Klaudio Ranieri që fitoi Premier Ligën me Leiçesterin

Sipas mediave ndërkombëtare një goditje e madhe pritet të jetë për lojtarët e moshave, sidomos në vështirësitë që ata mund të kenë me lëvizjen e lirë që e kanë aktualisht.

Impakti më domethënës i ‘Brexit’ i takon nenit 19 të FIFA-s, që ndalon transferimet ndërkombëtare të futbollistëve nën moshën 18 vjeç, por që nuk aplikohet për lojtarët nga mosha 16 vjeç deri në 18 vjeç që transferohen brenda zonës së Bashkimit Europian.

114343414-ec448f11-ad29-4d5d-882f-64620280aae3

Me fjalë të tjera, dalja e Britanisë nga BE-ja do të thotë që klubet si Mançester Junajtid dhe Arsenal nuk mund të afrojnë më të rinjtë e talentuar nga vendet e tjera si në të kaluarën, siç ka ndodhur me Fabregas, Januzaj, Pogba etj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"