Botërori i Klubeve/ Bajerni kualifikon Salcburgun, kompletohet lista me 12 skuadrat europiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2024 | 23:28

Botërori i Klubeve/ Bajerni kualifikon Salcburgun, kompletohet lista me 12 skuadrat europiane

Nuk ka më dyshime, është kompletuar edhe lista me 12 skuadrat europiane që do të marrin pjesë në Botërorin e Klubeve vitin e ardhshëm.  

GLSBPRSWwAAY6H8

Salcburgu është skuadra e fundit e kualifikuar në Kupën e Botës për Klube 2025 pas eliminimit të Arsenalit nga Liga e Kampionëve, duke shuar kështu çdo dyshim për sa i përket listës së plotë. 

Në verën e ardhshme 12 skuadrat do të udhëtojë drejt SHBA-së për këtë turne që garanton dhjetëra miliona euro. 

Të 12 klubet evropiane tani janë konfirmuar: 

France – PSG 

Austri – Salcburg 

Portugali – Porto, Benfika 

Itali – Inter, Juventus 

Angli – Çelsi, Mançester Siti 

Gjermani – Bajern Mynih, Dortmund 

Spanjë – Real Madrid, Atletiko Madrid 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"