“Bombë” nga Spanja, Reali hidhet në sulm për t’i rrëmbyer yllin e skuadrës Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2020 | 23:30

“Bombë” nga Spanja, Reali hidhet në sulm për t’i rrëmbyer yllin e skuadrës Interit

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat spanjolle. Bëhet fjalë për yllin e Interit Lautaro Martinez. Argjentinasi është duke shkëlqyer me fanellën zikaltre, duke zgjuar interesin e Barcelonës dhe së fundmi Realit të Madridit.

Inter-Real

Katalanasit ishin të parët që hodhën “grepat” për Lautaron, ndërkohë që madrilenët janë futur shpejt në aksion. Ata janë gati të paguajnë klauzolën prej 120 milionë eurosh, për të siguruar shërbimet e argjentinasit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"