BOKS/ Tajson Furi infektohet me Covid-19, shtyhet dueli me Uajlder. Ja data

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2021 | 22:08

BOKS/ Tajson Furi infektohet me Covid-19, shtyhet dueli me Uajlder. Ja data

Ndeshja e tretë midis dy boksierëve Tajson Furi dhe Deontei Ualjder është shtyrë pasi Fjuri ka rezultuar pozitiv me Covid-19 vetëm pak javë para duelit.

furi

Dueli i parashikuar për tu zhvilluar në datën 24 korrik është shtyrë për në datën 9 tetor sipas ‘’ESPN’’. Furi ka rezultuar pozitiv me Covid-19 duke shtyrë kështu një ndër duelet më të mëdha në historinë e boksit. Lajmin e dha Këshilli Botëror i Boksit duke shkruar : ‘’ “Ndeshja e Furit kundër Ualjder shtyhet. Ne i urojmë Tajson Furit dhe ekipit të tij një shërim të shpejtë”.

Në shkurt të vitit 2020, Furi “mposhti” Uajlderin në një ndeshje me shtatë raunde dhe fitoi titullin e kampionit të botës, ndërsa ndeshja e tyre e parë në vitin 2018 përfundoi pa fitues, i cili është i vetmi barazim i kampionit britanik në karrierën e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"