BOKS/ Shqipëria dominon në “Memorial Vllaznia 2022”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2022 | 23:11


BOKS/ Shqipëria dominon në “Memorial Vllaznia 2022”

Pas dy vitesh mungesë, qyteti i Shkodrës i rikthehet traditës duke pritur për dy ditë me radhë Turneun e 18-të Ndërkombëtar të Boksit “Memorial Vllaznia 2022”. Ndonëse nuk kishte pjesëmarrje të madhe si në vitet e kaluara, në këtë kompeticion konkurruan Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bullgaria.

Rajku

Pallati i sportit “Qazim Dervishi” u shndërrua në arenë, në të cilën boksierët dhuruan duele të bukura dhe me rivalitet. Vendi në “Memorial Vllaznia 2022” shkoi për Shqipërinë, që drejtohet nga trajneri i mirënjohur i boksit, Zef Gjoni. Pas sfidave u shpërndanë çmimet dhe vlerësimet për kampionët.

Rezultatet e finaleve

Boksieri më i mirë e eventit u shpall Gelian Rajku i përfaqësues së Shqipërisë, ndërsa vlerësimin për boksierin më teknik të aktivitetit e mori Javier Diaz, përfaqësues i Bullgarisë. Në këtë eveniment Federata Shqiptare e Boksit dhe Shoqata e Boksit Vllaznia nderuan me titull mirënjohjeje pas vdekjes ish-kampionin shkodran, Liman Kulla.

PANORAMASPORT.AL