Bodybuilding shpall kampionët, ka edhe femra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2014 | 13:28

Bodybuilding shpall kampionët, ka edhe femra

BadyHistorike ka qenë kampionati kombëtar i bodybuilding& fitnessit i këtij edicioni. Përveç pjesëmarrjes më të madhe nga të gjitha kampionatet e mëparshme me 47 konkurrentë, ky i sivjetmi do të mbahet mend gjatë edhe për debutimin e femrave në fitness. Pas performancave individuale me titullin e kampionit u kurorëzuan: Besmir Rizaj, Meri Xhafa, Klaton Kumaraku, Eranda Shuaipi, Armando Mansaku, Marsel Vangjeli, Dorina Mema, Abdul Fauaz dhe Dorjan Fataj. Por, me gjithë promovimin, ky sport është përballur me indiferencën totale të autoriteteve shtetërore në vend në vitet e fundit. Këtë shqetësim e shpreh në një prononcim për “Panorama Sport” sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare Bodybuilding&Fitness, Rando Kukeli. “Vazhdon indiferenca totale e Ministrisë së Sporteve, ndonëse ky sport po kalon primar, ndoshta dhe pas futbollit në Shqipëri. Është viti i katërt radhazi dhe kontributi i shtetit është zero lekë. Jo vetëm kaq, por nuk ka as stimulim për ata që na financojnë, duke i zhveshur nga ndonjë përqindje taksash. Ky ngërç duhet të rregullohet me Ligjin për Sportin që të ecë përpara sporti. Megjithatë të gjithë sportistët janë shumë të kënaqur me çmimet e fituara dhe unë si përgjegjës gjithashtu. Në të vërtetë ka qenë një garë shumë dinjitoze me ritëm dhe pa gabime, e cila, nëse do të transmetohej direkt, do të ishte edhe më perfekte. Kuptohet, kampionati u organizua në kushte minimale. Përfitoj nga rasti të falënderoj disenjatorin shumë të talentuar Stavri Guga, Auren Mejdanin dhe Edmond Kukelin, moderatorin e përhershëm të kampionateve te Bodybuildingut. Pa harruar këtu edhe një falënderim të veçantë për stafin e sallës së koncerteve të Universitetit të Arteve”.
OLGERT SERANI

FITUESIT
Fitness Physique (të rinj, 1.78 cm)
Besmir Rizaj
Sebastian Ibrahimi
Argi Dajko
Fitness Physique (të rinj, +1.78 cm)
Meri Xhafa
Enri Hameti
Erald Kerbizi
Fitness Physique (Të rritur)
Klaton Kumaraku
Shkëlqim Bega
Laert Ruci
Fitness Physique Over All
Besmir Rizaj
Fitness Bikini
Eranda Shuaipi
Ersiada Gremi
Mikaela Abazi
Bodybuilding (Të rinj, -75 kg)
Armando Mansaku
Bruno Nuho
Hazbi Zhyla
Bodybuilding (Të rinj, +75 kg)
Marsel Vangjeli
Arbit Nure
Ditmar Toci
Bodybuilding Junior Over All
Armand Mansaku
Fitness (Femra)
Dorina Mema
Jusilda Shaqiri
Bodybuilding (master)
Abdul Fauaz
Bodybuilding (Të rritur)
Dorjan Fataj
Abdul Fauaz
Endri Pantazi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"