Bilanc i frikshëm humbjesh/ Dridhet Juve, gropë 113-milionëshe! Në rrezik qëndrimi i Ronaldos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2021 | 8:32

Bilanc i frikshëm humbjesh/ Dridhet Juve, gropë 113-milionëshe! Në rrezik qëndrimi i Ronaldos

Një humbje prej 113.7 milionë eurosh! Është kjo shifra e frikshme që ka komunikuar dje Juventusi për pjesën e parë të sezonit 2020- 2021. Të dhënat në fjalë kanë dalë nga zyra e financës së kampionëve të Italisë në fuqi dhe miratuar sigurisht nga Këshilli Administrativ, i mbledhur dje nën presidencën e Andrea Anjelit.

anjeli

Shkurt, situata në fjalë është tepër shqetësuese, duke menduar se në të njëjtën periudhë, humbja e pjesës së parë e sezonit 2019-2020, e miratuar më 31 dhjetor 2020, kishte qenë vetëm 50.3 milionë euro. Por, humbja stratosferike prej 113.7 milionësh sivjet ka si kryefjalë pandeminë, që ka frenuar të gjitha rrugët e hyrjeve monetare në arkën e “Zonjës së Vjetër”.

DETAJET E KRIZËS – Juventusi, ashtu si shumë klube të tjera në Europë, sidomos të mëdhatë, ka marrë shuplaka tepër të forta. Masat edhe më shtrënguese në të gjithë botën si rrjedhojë ndaj pandemisë, kanë bërë që humbjet më të mëdha të jenë në aktivitetin e marketingut dhe të drejtave televizive. Për shembull, në rastin e Juventusit, vetëm shfrytëzimi i të drejtave të imazheve të futbollistëve të tyre ka sjellë një humbje prej 55 milionë eurosh, kundrejt një viti më parë.

aNJELI

Dyqanet e markës bardhezi kanë arkëtuar 39 milionë euro më pak sesa një sezon më parë, lidhur me shitjet e fanellave, uniformave dhe të gjitha aseteve të tjera me logon e Juves, por akoma më shumë, edhe të drejtat televizive, vetëm për pjesën e parë të sezonit kanë qenë 27 milionë euro më pak. Por, brenda të gjitha humbjeve, shifra më e frikshme është ajo nga mungesa e shitjes së biletave, ndonëse kjo nuk është e llogaritur dhe pjesë e bilancit, duke qenë se ishte e ditur se tifozë në stadiume nuk do të kishte sivjet.

Një kamerdare shpëtimi e arkave bardhezi dhe e bilancit të konfirmuar dje ka qenë përmirësimi i të ardhurave nga rrjetet sociale (+60 për qind kundrejt një viti më parë); fushata e transferimeve ka sjellë një shumë prej 55 milionë eurosh fitime (mbledhje e parave të huazimeve të shumë lojtarëve të shpërndarë në botë); por edhe ulja e shpenzimeve të rrogave mes drejtuesve dhe punonjësve të klubit me 16.2 milionë euro.

RONALDO “NË RREZIK” – Po çfarë mund të sjellë kjo gropë prej 113.7 milionë eurosh që ka rezultuar vetëm në fazën e parë? Pikësëpari, një mundësi që këtë verë, siç ka nisur të përflitet gjithmonë e më shpesh, një divorc i parakohshëm mes Juves dhe Ronaldos, duke parë se portugezi fiton 31 milionë euro neto në sezon.

cristiano-ronaldo-juventus-turin-1612335554-55800

E dyta dhe jo më pak e rëndësishmja, largimin dhe shitjen edhe të ndonjë prej yjeve të tjerë të ekipit. Madje, akoma më keq, zhvlerësimin e ndonjë lojtari si Dibala për shembull në merkato, por sikur të mos mjaftonte kjo edhe mundësinë e konfirmimit të lojtarëve si Morata apo MeKeni, që kanë ardhur në formë huazimi në Torino. Shkurt, themelet e Juves janë tronditur paksa dje…

Përgatiti: JETON STAMOLLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"