Bezhani, letër të hapur Ramës: Ndaloni abuzimet në KOKSH

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2020 | 11:24

Bezhani, letër të hapur Ramës: Ndaloni abuzimet në KOKSH

Tashmë nuk është më një çështje sportive, pasi përplasja mes drejtuesve të lartë të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar ka kapur majat. Abuzimet me fondet, të bëra publike nga presidenti Viron Bezhani, kanë përfunduar në prokurori, por në pritje të vlerësimit të akuzave, numri një i KOKSH-it i ka bërë një letër të hapur edhe qeverisë.  KOKSH-seminar-2017-Bello-Bezhani-Gjonaj

Bezhani, i cili akuzon hapur sekretarin Stavri Bello dhe anëtarët e tjerë të këtij institucioni, i është drejtuar drejtpërdrejt kryeministrit të vendit, zotit Edi Rama, kryetarit të Kuvendit, zotit Gramoz Ruçi, por edhe ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, zonjës Besa Shahini si dhe zëvendësministrit të Arsimit, Sportit e Rinisë, Konstandin Shkurtit, me anë të një letre zyrtare, në të cilën sqaron të gjitha abuzimet dhe situatën në KOKSH. Viron Bezhani piketon dhe sqaron me imtësi atë që ai e quan një “situatë të nderë”, siç vijon më poshtë:

“I Nderuar Z. Kryeministër, të nderuar anëtarë të kabinetit qeveritar dhe institucioneve ligjvënëse e ligjzbatuese…

Në cilësinë e presidentit të KOKSH ju drejtohem me një letër të hapur e cila është një adresim i situatës dhe gjithashtu një kërkesë për të pasur në konsideratën tuaj situatën aktuale në KOKSH dhe problematikat në vijim.

Aktualisht në KOKSH ka një situatë problematike dhe të paprecedentë. Kjo situatë lidhet me ligjshmërinë e këtij institucioni, zbatimin e ligjit dhe Statutit, por dhe akteve të tjera nënligjore nga ish-sekretari z. Stavri Bello dhe nga disa anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të KOKSH.

Në cilësinë e presidentit të KOKSH kam kërkuar transparencë në punën e institucionit që unë drejtoj dhe në çdo rast kam pasur si synim interesin më të lartë të sportit dhe sportistëve dhe përfaqësimit të vendit tim në aktivitete sportive në mënyrën më të mirë dhe dinjitoze.

Në përpjekjet e mia për transparencë, zbatim të ligjit dhe ndjekjen e parimeve olimpike të “Fair Play”, kam hasur në një situatë tërësisht anormale nga ish-sekretari z. Stavri Bello, i cili ka uzurpuar institucionin, vulën dhe financat e KOKSH, duke tentuar të mbulojë abuzimet e tij financiare të mëparshme. Konstatohet lehtësisht se ish-sekretari i KOKSH, z. Stavri Bello, ka kryer abuzime me detyrën dhe abuzime financiare, ka kryer sjellje tërësisht të papërshtatshme dhe që nuk kanë asnjë lidhje me lëvizjen olimpike. Lidhur me këto abuzime i jam drejtuar prokurorisë, e cila ka regjistruar çështjen dhe është duke kryer hetime.

Ndërkohë, situata vijon e nderë pasi ish-sekretari i përgjithshëm, z. Stavri Bello, ka uzurpuar zyrat, vulën e institucionit, kodet e e-maileve të komunikimit zyrtar të KOKSH dhe të gjithë dokumentacionin zyrat të KOKSH. Në këto kushte, unë si president kam marrë masat përkatëse lidhur me kallëzimet penale për këto veprime dhe gjithashtu shkarkimin e ish-sekretarit z. Stavri Bello nga detyra, vendim i marrë nga Komiteti Ekzekutiv i KOKSH.

Në situatën ku ndodhemi kërkoj t’ju rendis disa nga shkeljet e konstatuara në punën e ish-sekretarit të përgjithshëm z. Stavri Bello gjatë detyrës së tij. Këto shkelje janë konstatuar nga audituesi i jashtëm i KOKSH dhe theksoj se ky auditim është kryer vetëm mbi dokumentacionin që vetë z. Stavri Bello i ka depozituar audituesit, ndërkohë që theksoj se shumë dokumente janë fshehur për të mbuluar dhe manipuluar shkeljet e shumta nga ky individ. Dua të sqaroj se në këtë rast këto veprime të ish-sekretarit të përgjithshëm z. Stavri Bello janë mbështetur nga punonjësit e administratës, zv. presidenti Vojo Malo dhe Thesaristi z. Genc Boga.Bezhani55

Po ju sqaroj disa nga shkeljet e konstatuara nga auditi:

1.Rivlerësimi i mjeteve monetare nuk është bërë në kohën e duhur duke sjellë efekte financiare dhe duke përbërë si shkelje në vetvete ashtu edhe dëmtim të KOKSH.

2. Protokolli, mbajtja e protokollit është kryer në shkelje të nenit 56 të Rregullores së KOKSH.

3.Procedurat e transfertave të kryera nga llogaritë e KOKSH janë kryer në shkelje të Statutit dhe Rregullores. Qartësisht këto transferta duhet të kryhen të autorizuara nga presidenti, ndërkohë që janë kryer pa autorizim nga sekretari z. Stavri Bello. Ndërkohë që sipas nenit 27 të Statutit të KOKSH, sekretari ka të drejtë të ekzekutojë pagesa apo të kryejë veprime financiare vetëm me qëllime administrative. Në këtë rast, ish-sekretari z. Stavri Bello ka kryer të gjitha transferimet, pa urdhra dhe autorizime përkatëse, pa dokumentacion justifikues dhe pa ndjekur dhe zbatuar asnjë procedurë financiare dhe ligjore.

4. Shpenzimet për bursat e sportistëve dhe dietat. Këto shpenzime janë kryer pa një vendim apo autorizim nga Komiteti Ekzekutiv, këto pagesa janë kryer në shkelje të ligjit shqiptar, nuk janë sigluar nga përfituesi dhe nuk kanë dokumentacion shoqërues justifikues, duke sjellë një situatë abuzimi dhe shpërdorimi të detyrës nga ana e ish-sekretarit të përgjithshëm z. Stavri Bello.

5. Shpenzimet për pagat e personelit. Ish-sekretari i përgjithshëm z. Stavri Bello ka rritur pagat e punonjësve pa një vendim të Komitetit Ekzekutiv. Konkretisht në këtë rast pagat janë rritur në masën 35% ndërkohë që për rritje pagash ka vetëm një vendim të Komitetit Ekzekutiv në masën 10%. Ky fakt tregon qartë abuzimin dhe shpërdorimin e detyrës nga ana e ish-sekretarit të përgjithshëm të KOKSH z. Stavri Bello.

6. Shpenzimet për telefona. Qartësisht ish-sekretari i përgjithshëm ka abuzuar duke kryer pagesa tërësisht të paautorizuara dhe duke e ngarkuar KOKSH me shpenzime të cilat e tejkalojnë çdo normë logjike dhe ligjore.

7.Gjatë vitit 2019 si president i KOKSH kam kërkuar nga ish-sekretari dhe nga administrata të dhëna për veprimtarinë financiare të KOKSH. Edhe pse kam paraqitur kërkesa zyrtare në mënyrë të përsëritur, sërish ish-sekretari dhe administrata nuk kanë dhënë asnjë informacion, edhe pse e kishin detyrim. Kjo fshehje të dhënash dhe dokumentacioni financiar, ndërkohë që transparenca është detyrim primar si ndaj publikut, ashtu edhe ndaj sportistëve, tregon qartë se në këtë rast ish-sekretari kërkon të fshehë shkeljet financiare dhe abuzimet.

8.Përdorimi i kartës së debitit nga persona të paautorizuar që nuk kanë firmë të depozituar ne bankë. Sqaroj se ish-sekretari i përgjithshëm z. Stavri Bello ka tërhequr nga banka ku operon KOKSH një kartë debiti të lidhur me llogaritë bankare të KOKSH. Kjo kartë bankare rezulton të jetë përdorur nga shumë individë të paautorizuar për pagesa dhe shpenzime të paautorizuara. Kjo mënyrë menaxhimi tregon shkeljet e rënda të kryera nga ishsekretari z. Stavri Bello dhe administrata e tij.

9. Lëvizjet bankare gjatë kësaj periudhe tregojnë se ka veprime të parregullta, të paautorizuara dhe që nuk shoqërohen me dokumentacion justifikues për shpenzime. Këto veprime tregojnë qartë se ish-sekretari e ka konsideruar KOKSH si një vend përfitimi si institucioni më i lartë sportiv.

10.Nga auditi rezulton se shpenzimet për aktivitete sportive nuk mund të auditohen pasi nuk ka asnjë dokument. Si është e mundur që ishsekretari ka kryer pagesa dhe shpenzime dhe nuk disponon asnjë dokument!? Situata është shumë e rëndë dhe tregon abuzime të mëdha.viron bezhani

11. Ish-sekretari i përgjithshëm, z. Stavri Bello, ka kryer pagesa dhe shpenzime për pritje-përcjellje duke abuzuar në shumë raste. Të gjitha këto pagesa janë kryer në mënyrë të paautorizuar dhe jashtë çdo kushti ligjor lidhur me justifikimin dhe pasqyrimin korrekt financiar.

12. Gjatë gjithë veprimtarisë së KOKSH, të gjitha shpenzimet e kryera nga ish-sekretari i përgjithshëm, z. Stavri Bello, janë kryer pa procedurë konkurrimi apo tenderimi. Në këtë rast, çdo shpenzim është urdhëruar vetëm nga ish-sekretari dhe nuk ka pasur asnjë procedurë qoftë edhe minimale. Theksoj se këto veprime nuk janë verifikuar dhe as monitoruar as nga Thesaristi duke bashkëpunuar me ishsekretarin për mbulimin e këtyre shkeljeve.

13.Në shumë raste ish-sekretari i KOKSH, z. Stavri Bello, ka kryer pagesa për Federata Sportive vetëm me firmën e tij dhe pa një vendimmarrje të organeve përkatëse të KOKSH. Këto shkelje të përshkruara shumë shkurtimisht janë vetëm disa nga gjetjet e auditit dhe këto gjetje vetëm mbi dokumentacionin që vetë z. Stavri Bello i ka vënë në dispozicion audituesit. Theksoj se në këtë rast shkeljet janë shumë herë më të mëdha dhe abuzimet janë ekstreme.

Theksoj se vetëm fakti që ish-sekretari ka pasur një pagë mujore 121.000 lekë dhe ndërkohë që ka punuar vetëm gjysmën e vitit, pasi gjysmën tjetër ka qenë jashtë shtetit edhe për punë që skanë lidhje me KOKSH, tregon se në këtë rast edhe vetë pagesa e sekretarit ka qenë abuzive. Ndërkohë që sqaroj se së bashku me bonuse, shpërblime, etj. zëra të çuditshëm pagesash, ish-sekretari i përgjithshëm ka përfituar rreth 168.971 lekë pagë mujore. Ky fakt tregon abuzimet dhe shkeljet e kryera. Ndërkohë që theksojmë se pagesat e KOKSH për sportin dhe sportistët kanë qenë më pak se 1/4 e totalit të fondeve të KOKSH. Pra, nga veprimet financiare të ish-sekretari të përgjithshëm rezulton se kanë përfituar vetëm persona josportistë dhe përfitimi real për sportistët ka qenë minimal, ndërkohë që duhet të jetë e kundërta.bezhani

Gjatë veprimtarisë së tij, ishsekretari i përgjithshëm ka abuzuar edhe me bursat olimpike, duke i ulur ato si rrjedhim i mbajtjes për efekte taksash dhe ndërkohë këto taksa nuk janë derdhur në Tatime. Në disa raste nuk janë aplikuar taksa fare duke vërtetuar edhe më rëndë shkeljet në rastet e bursave olimpike.

Për të gjitha këto, unë kam depozituar në prokurori një kallëzim që është duke u hetuar. Përtej këtij veprimi, në përputhje me Statutin e KOKSH, në cilësinë e presidentit, unë kam thirrur në mënyrë të vazhdueshme për analizë të situatës Komitetin Ekzekutiv. Anëtarët mbështetës të z. Bello kanë refuzuar të marrin pjesë në këto mbledhje të thirrura, duke sjellë si pasojë vetëpërjashtimin e tyre në bazë të Nenit 18 pika 7 e Statutit. Në këto rrethana, pas vetëpërjashtimit të tyre, anëtaret e mbetur të Komitetit Ekzekutiv kanë zgjedhur anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv në bazë të nenit 18 pika 7 e Statutit kanë shkarkuar z. Bello nga funksioni i tij i sekretarit.

Pavarësisht nga sa u tha më lart, z. Bello vazhdon të uzurpojë selinë e KOKSH, vulën dhe dokumentacionin sot e kësaj dite, duke penguar veprimtarinë normale dhe institucionale të KOKSH. E kuptoj shumë mirë që në këtë situatë të vështirë që po kalon vendi dhe krahasuar me morinë e problemeve që ju keni, çfarë ndodh në KOKSH mund të mos jetë prioritare. Por duke ditur vëmendjen tuaj të veçantë për sportin, si dhe ndjeshmërinë ndaj ç’rrënjosjes së korrupsionit, shpresoj të gjej mbështetjen tuaj për një transparencë të plotë të veprimtarisë së KOKSH dhe kthimit të këtij institucioni në një shembull ligjshmërie dhe përgjegjësie në shërbim të zhvillimit të lëvizjes Olimpike në Shqipëri.

Me të gjithë konsideratën e mundshme, Viron Bezhani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"