Besa gati për të luftuar për Superioren, Kashami e “fle” mendjen për prapavijën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2020 | 21:52

Besa gati për të luftuar për Superioren, Kashami e “fle” mendjen për prapavijën

Pavarësisht se ishte afruar rreth 1 muaj më parë, mbrojtësi Igli Moqi u dëmtua dhe mungoi në miqësoret e Besës. Në atë të fundit ndaj Turbinës ai u aktivizua për herë të parë, ashtu si dhe shkodrani Armenis Kukaj, një tjetër afrim i kavajasve. Të dy mbrojtësit zëvendësuan Kacbufin dhe Shimën dhe me atë paraqitje dëshmuan se do të jenë një vlerë e shtuar e Besës.

Besa MIQESORE LOGO

Trajneri Ndriçim Kashami e ka “fjetur” mendjen tashmë për prapavijën, ku krahas Moqit, Kukajt, Kacbufit dhe Shimajt ka edhe Zeqirin, Perjan dhe Zekollin. Ai ka aktivizuar edhe organizatorin Muçaj në mbrojtje dhe mbetet për t’u parë, nëse do të ketë spostime rolesh. Besa ka në përbërje edhe dy portierë me nivel si Ilir Dobjani, pjesë e Kombëyares U-19, dhe Kljdi Kuka, që ka shumë përvojë.

Ata kanë shfaqur një nivel shumë të mirë në miqësoret e deritanishme. Mesfusha është e mbipopulluar dhe mund të përmendim emra si Muçaj, Tafili, Sefa, Da Silva, Lila e të tjerë. I vetmi repart që nuk ka shumë alternativa mbetet sulmi, ku në miqësore janë aktivizuar braziliani Kaina, Peqini dhe Meçja. Pra, Besa e ka grupin thuajse të plotë dhe është e gatshme për të sfiduar këdo në luftën për Superioren.

FERIZ FERIZAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"