Besa e plotë përballë Vorës, Dajçi: Boll shpërdoruam raste

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2022 | 13:39

Besa e plotë përballë Vorës, Dajçi: Boll shpërdoruam raste

Besa pritet të jetë më e plotë kundër Vorës. Kthehen nga pezullimi Muça e Meçja dhe nga dëmtimi Perja e Hyseni. Ka vetëm një dilemë, Hoxha. Sulmuesi u stërvit i veçuar dje dhe nuk dihet me saktësi nëse do të mundet të luajë titullar apo jo.

besa 1

Përtej gjithçkaje, në Kavajë duan kthesën. Këtë e thotë edhe qendërmbrojtësi Agim Dajçi për gazetën.

“Gjatë kësaj jave nuk kemi qenë çdo ditë të plotë në stërvitje. Përpara kemi një përballje jo të lehtë. Vora është rritur shumë, por neve na duhet patjetër fitorja, nëse duam të jemi të qetë javët në vazhdim. E kemi vetë në dorë të arrijmë këtë. Unë kam besim të plotë se do t’ia dalim. Besa ka treguar se di të dominojë me lojë, por tani ka ardhur koha që të mos shpërdorojmë”.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"