Besa barazon me Apoloninë në ndeshjen e parë të trajnerit të ri dhe me Bizhdilin në tribunë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2017 | 14:35

Besa barazon me Apoloninë në ndeshjen e parë të trajnerit të ri dhe me Bizhdilin në tribunë

Besa ka barazuar në miqësoren e parë ndaj Apolonisë në shifrat 1-1, duke zhvilluar një lojë të mirë. Por, ajo që ka rënë në sy ishte prania pas katër vitesh në stadium e presidentit Bizhdili, i cili ka qenë i shoqëruar nga Bledar Sinella, që nuk do të jetë më në pozicionin e trajnerit, por do të marrë një post drejtuesi në klub. Ndërkohë që ekipin e ka drejtuar trajneri i ri, Ilirjan Berari. Në takimin e djeshëm,, interesant ishte fakti se të dy trajnerët, Berati dhe Kashami i Apolonisë janë kavajas.

besa (1)

NDESHJA

Në radhët e Besës kishte në formacion gjashtë prurje të reja, duke nisur nga portieri Kaloshi e me radhë te Turhani, Bushi, Gjonaj, Doksani, Oshafi dhe Dervishi. Ndërsa fierakët kishin ruajtur pothuaj 70% të grupit të sezonit të kaluar. Ndeshja nis e qetë dhe janë miqtë që më Dimon e Krasniqin ngacmojnë më shumë portën kundërshtare. Besa nga ana e saj, me futbollistë që kanë vetëm pesë ditë stërvitje së bashku, e ka të vështirë organizimin e shpesh gabon në pasime.

Me kalimin e minutave, emocionet te lojtarët kavajas ia lënë vendin qetësisë e sigurisë dhe shfaqen rrezikshëm te porta kundërshtare. Trajneri Bledar Sinella sposton Denis Bibën nga mesfushor i majtë në të djathtë, pasi Dimo e Krasniqi po ktheheshin në rrezik konstant në këtë krah. Biba bëhet protagonist në disa aksione të Besës në krah dhe bllokimin e kundërshtarit.

besa apoloniaRezultati vjen shpejt dhe në minutën e 19′, Cara gjen një korridor pas shpinës së mbrojtësve dhe Hoxha përballë portierit nuk fal, duke kaluar ekipin e tij në avantazh. Apolonia këmbëngul shpesh me Krasniqin, por i pambështetur nga të tijtë, nuk gjen hapësira. Miqtë arrijnë në periudhë kohe 10 minutash të marrin 3 goditje dënimi në hyrje të zonës, por as Dimo, as Krasniqi e as Andnoni nuk godasin saktë.

Për të ardhur te minuta e 42 kur Kuqi për miqtë është i pafat, pasi brenda zonës godet fuqishëm dhe traversa i mohon golin. Me fillimin e pjesës së dytë miqtë janë më kërkues dhe Krasniqi në minutën e 52′ gjen shtyllën pingule. Apolonia nuk dorëzohet dhe do të jetë veterani Dimo që në të 66′ me një diagonale të bukur barazon shifrat.

Të dy trajnerët aktivizojnë të gjithë lojtarët e stolit, ku te Besa janë edhe 3 lojtarë të U-19 si Selita, Deliu e Hyka. Ritmi e cilësia e lojës ka rënë, ndërsa lojtarët mundohen që të tregojnë vlerat e tyre.

Berati: Jam i kënaqur, por nevojitet merkato

Edhe pse sapo është ulur në stolin e skuadrës kavajase, Ilirjan Berati është i kënaqur nga skuadra e tij. Trajneri, në prononcimin e tij për mediat, shprehet se nuk mund të priste më shumë nga ekipi edhe për shkak se lojtarët kanë pak ditë që stërviten së bashku. “Jemi në rindërtim e sipër të ekipit dhe kjo miqësore na shërbeu për të parë gjendjen e secilit.

Nuk prisja shumë, pasi me vetëm pesë ditë stërvitje lojtarët dëshmuan cilësi dhe se disa prej tyre kanë vlera dhe mund të jenë pjesë e Besës në sezonin e ri futbollistik. Si miqësore e parë jam i kënaqur nga grupi, por ne jemi në merkato dhe do të ketë prurje të tjera në ditët në vijim”, ka thënë Berati, i cili do të ketë një detyrë të vështirë që të rik- Çast nga ndeshja e djeshme thejë ekipin në Superiore.

FERIZ FERIZAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"