“Bërtisnin dhe ofendonin” ylli i Mançester Sitit përfshihet në një zënkë me fqinjët e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2022 | 15:23

“Bërtisnin dhe ofendonin” ylli i Mançester Sitit përfshihet në një zënkë me fqinjët e tij

Mbrojtësi i Mançester Sitit, Kajli Uollker, është bërë pjesë e një zënke me fqinjët e tij, ku mori pjesë dhe bashkëshortja e futbollistit.

uollker

Arsyet e zënkës sipas fqinjëve ishin se dëgjoheshin shumë të bërtitura dhe ofendime nga kopshti i shtëpisë së anglezit. Bashkëshortja e futbollistit, Ani Uollker, ishte ajo që u nervozua në këtë debat, ndërkohë Kajli u përpoq të qetësonte situatën, por ajo u kaloi në një fazë akoma më të keqe.

Sipas dëshmitarëve ata u shprehën se zona e tyre është shumë e qetë dhe të bërtiturat që vinin nga shtëpia e Uollker ishin shumë të larta, të cilat kishin ndodhur shpesh kohët e fundit. Kjo i bëri që fqinjët e lojtarit të ankoheshin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"