“Bërthamë” nga sezoni i shkuar, Haxhiu do 4 “senatorë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2019 | 23:18

“Bërthamë” nga sezoni i shkuar, Haxhiu do 4 “senatorë”

Gerd Haxhiu kërkon disa nga lojtarët që mbyllën sezonin e kaluar në Vlorë. “Panorama Sport” zbulon se kreu i ri i pankinës vlonjate u ka kërkuar drejtuesve të Flamurtarit katër lojtarë nga sezoni i shkuar. Kontrata e tyre ka përfunduar me Flamurtarin, por drejtuesit kanë nisur punën për negociatat me këta lojtarë.

gerd haxhiu

Mësohet se në planet e trajnerit Haxhiu është portieri Enea Koliçi. Trajneri bashkë me drejtuesit po tentojnë portierin. Aktualisht, Koliçi nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij. Portieri nga Pogradeci ka oferta nga Kukësi dhe Skënderbeu, por për momentin nuk ka firmosur.

Nuk dihet nëse pas një sezoni me probleme, ku ende nuk është paguar për vitin e shkuar, Koliçi të pranojë që të rikthehet në Vlorë. Megjithatë, kjo gjë ende mbetet për t’u parë, pasi drejtuesit e Flamurtarit mund t’i “gjejnë te lat” gardianit e ta afrojnë sërish. Në listën e kërkesave të trajnerit Gerd Haxhiu është edhe mbrojtësi vlonjat, Franc Veliu.

Flamurtari

Gazeta mëson se në orët e fundit, drejtuesit e Flamurtarit kanë nisur kontaktet edhe me ish-kapitenin për ta bindur që të qëndrojë në Vlorë. Veliu ishte shumë pranë firmosjes me ekipin e Gjilanit në Kosovë. E ndërsa e presin në klubin kosovar, mbrojtësi nuk po kthen ende përgjigje.

Gazeta mëson se trajneri Mezani i kishte lënë si afat të fundit Veliut ditën e djeshme, por ai nuk ka kthyer përgjigje. Në këto kushte, gjasat janë që mbrojtësi të qëndrojë te Flamurtari dhe kjo ndoshta se ka marrë garanci nga klubi, por gjithsesi mbetet për t’u parë. Një tjetër lojtar që mbylli sezonin e kaluar në Vlorë pëlqehet nga trajneri Haxhiu. Bëhet fjalë për Blerim Kotobellin.

Edhe Kotobelli aktualisht është pa ekip dhe Flamurtari kërkon që ta rikthejë. Ai mësohet se ka një ofertë nga Vllaznia e Shkodrës, por nuk ka ende një marrëveshje. Në këto kushte, drejtuesit e Flamurtarit janë vendosur në lëvizje për ta rikthyer. Po ashtu, në planet e drejtuesve është edhe Fjoralb Deliaj. Vlonjati pritet që të jetë pjesë e Flamurtarit edhe për sezonin e ri.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"