Berishës i prishin kontratën në Serinë A, portieri i Kombëtares drejt largimit nga Italia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2023 | 13:35

Berishës i prishin kontratën në Serinë A, portieri i Kombëtares drejt largimit nga Italia

Etrit Berisha do të largohet nga Torino në fund të këtij sezoni. Pavarësisht se kontrata e tij skadon verën e ardhshme, mediat italiane raportojnë se Torino nuk ka në plan ta mbajë futbollistin për sezonin tjetër dhe do të largohet.

berisha

Problemi i vetëm i gardianit shqiptar është mungesa e ofertave duke qenë se nuk bëhet e ditur të ketë mbërritur ndonjë interesim për të. Zgjidhja e vetme për të mos mbetur pa luajtur në sezonin e ardhshëm, sipas mediave italiane është largimi nga Italia dhe me shumë gjasa pritet të ndodhë diçka e tillë.

Prej kohësh, Berisha nuk grumbullohet me ekipin e Torinos dhe nuk bën pjesë në listën e skuadrës për ndeshjet e kampionatit. Tashmë, zgjidhja e vetme është gjetja e një aventure të re. Më parë, Berisha ishte pjesë e skuadrave si Lacio, Atalanta e SPAL në Serinë A.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"