Berisha: Misionin e përmbusha, tani mund të largohem

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2014 | 11:45

Berisha: Misionin e përmbusha, tani mund të largohem

Muharrem BerishaSekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Muharrem Berisha, lë të hapur mundësinë e dorëheqjes nga ky post. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Berisha deklaroi se me kurorëzimin kampion bote në Kazakistan, u bë realitet ëndrra e tij dhe fundi i karrierës si drejtues. “Mendoj që më në fund ëndrra ime u realizua. Faleminderit Daniel Godelli, Romela Begaj, trajnerët Sokol Bishanaku, Gazmend Hakcani dhe i gjithë ekipi kombëtar që mori pjesë në Kazakistan. Gjithashtu, dua të falënderoj të gjithë ata që na mbështeten financiarisht dhe ata që na ndihmuan pa harruar stafin e FSHP-së dhe drejtuesit e tyre. Por në fund dy njerëzit që e bënë të mundur dhe besuan ëndrrën time, të madhin kampionin e botës dhe një nga trajnerët më të mirë në botë, mikun tim z.Luan Shabanin. Dhe të fundit, kryetarin e LSI-së, kryetarin e Parlamentit, mikun e sportit dhe në veçanti të peshëngritjes, z.Ilir Meta. Të më falin ata që në këtë moment nuk ua përmenda emrin. Daniel Godelli dhe Romela Bega u bënë pjesë e historisë shqiptare. Kjo ishte ëndrra ime dhe fundi i karrierës sime si drejtues i saj. Më duhet të mendoj për gjëra të tjera, të reja dhe të realizueshme”. Ndërkohë, në një prononcim për gazetën, zyrtari i federatës e pranoi se shumë shpejt do të rishikojë pozicionin që mban aktualisht në këtë institucion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"