Berisha dhe Strakosha fusin në telashe trajnerin Panuçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2017 | 13:33

Berisha dhe Strakosha fusin në telashe trajnerin Panuçi

Trajnerët thonë se është më mirë kur ke luks zgjedhjesh sesa mangësi lojtarësh, por në këto momente ndoshta askush nuk do të donte të ndodhej në vendin e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi. Në kampionatin italian do të ketë çfarë të shohë në fundjavë, sepse dy portierët e ekipit që drejton do të jenë titullarë.

Strakosha-dhe-Berisha

Njëri me Atalantën dhe tjetri me Lacion (pa harruar Alban Hoxhën). Madje, jo vetëm që pritet të luajnë rregullisht, por edhe të jenë protagonistë me ekipet e tyre. Xhani De Biazi e pati më të lehtë zgjedhjen, sepse në momentin që ftoi Strakoshën, Berisha ishte i pezulluar. Ai u largua nga Kombëtarja pa e bërë “zgjedhjen” e tij, por me diplomaci tregon.

Thomas Strakosha Lacio

“Duhet të luajë ai që është në formë më të mirë, ai që tregon siguri në stërvitje dhe është i aftë psikologjikisht për të përballuar sfidën e radhës”, tha De Biazi për “Panorama Sport” në intervistën e fundit.

berisha

E lehtë për të folur, e vështirë për të zgjedhur. Në fund të fundit, ndoshta edhe ai mendon se është më mirë të kesh dy portierë të zotë, sesa asnjë. Paç fat Kristian në zgjedhjen tënde!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"