Berberi: Kamza ime shkon në Lezhë për fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2012 | 13:24

Berberi: Kamza ime shkon në Lezhë për fitore

I gjithë stafi teknik i Kamzës është në punë intensive për të përgatitur ekipin. Tekniku Shahin Berberi së bashku me ndihmësit e tij, Marko Pelinxhi e Bashkim Doku, si dhe trajneri i portierëve, Besnik Malaj, që nga e hëna i janë përveshur punës me mjaft seriozitet për transfertën në Lezhë. “I gjithë impenjimi ynë këtë javë ka qenë në funksion të ndeshjes së të shtunës kundër Besëlidhjes, për të cilën po stërvitemi intensivisht. Kjo do të jetë një nga sfidat më të vështira, pasi të dyja skuadrat kanë kualitete, por dhe vetë pozitat e secilës palë e bëjnë të domosdoshme fitoren. Sidoqoftë, ne do të shkojmë për sukses, përndryshe do të kishte kuptim. Çdo ndeshje e jona që ka mbetur, tashmë duhet të jetë fitore, pasi pozitat tona na nxisin që të shkojmë me këtë motiv”, – thotë Berberi.
A.Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"