T.Silva: Veprim idiot në rastin e kartonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2014 | 11:55

T.Silva: Veprim idiot në rastin e kartonit

Tiago SilvaTiago Silva ishte një ndër heronjtë e sfidës së djeshme të Brazilit, që si lider dhe si kapiten i ka dhënë një kundërpërgjigje të ashpër kritikave të fundit ndaj tij, si frikacak (në rastin që nuk pranoi të godasë penalltinë kundër Kilit) dhe si qaraman, për festimet e tij gjithmonë në lot. Gjithsesi me golin e tij ai i dha një shtysë të rëndësishme Brazilit që të shkojë në gjysmëfinalen kundër Gjermanisë, një sfidë që do e humbë për një karton të verdhë, të cilin ai e quan një veprim idiot.
Tiago, fillimisht një kompliment për lojën fantastike dhe golin, me të cilët i dhatë një përgjigje të gjitha kritikave...
Siç ka thënë idhulli im Airton Sena, në profesionin tënd duhet të jepesh me mish e me shpirt dhe unë gjithmonë mbi këtë parim kam luajtur. Por nëse ndonjëherë disa gjeste keqkuptohen, atëherë ky nuk është një gabim i imi.
Në atë gol lëshuat një britmë të frikshme…
Shfryva atë që ndieja përbrenda, entuziazmin tim, festova me mish e me shpirt, për të mirën e skuadrës dhe popullit tonë.
Duke mbetur te gjestet, kartoni i verdhë mund të ishte shmangur, apo jo?
Po dhe më vjen keq ta pranoj se bëra një gjest idiot, të pamenduar, në emocion e sipër. Kur je në fushë, nuk ke kohë që të mendosh disa gjëra, sepse ndeshja ishte e zjarrtë, por e pranoj që duhet ta kisha shmangur, nuk duhet ta pengoja portierin.
Gjysmëfinalja me Gjermaninë pa ju në fushë nuk do jetë e njëjta gjë. Mos mendoni se kështu keni favorizuar kundërshtarin?
Do doja shumë që të isha duke luftuar me shokët e mi, por nuk mendoj se e kam dobësuar Brazilin. Ne kemi zëvendësues të zotë, me Danten ose Henriken, për të cilët jam i bindur se do bëjnë që mungesa ime të mos ndihet. Luajmë për një objektiv të rëndësishëm, ndonëse e ritheksoj se bëra një veprim idiot. Gjithsesi, do të jemi gati dhe do të shkojmë në finalen e madhe.
Përgatiti: JETON STAMOLLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"