“Bëra me përpikëri çfarë më kërkoi De Rosi”, El Sharaui pas kualifikimit të Romës: Luajtëm ndeshje perfekte dhe eliminuam Milanin!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2024 | 22:35

“Bëra me përpikëri çfarë më kërkoi De Rosi”, El Sharaui pas kualifikimit të Romës: Luajtëm ndeshje perfekte dhe eliminuam Milanin!

Sulmuesi i Romës, Stefan El Sharaui ka folur pas kualifikimit në gjysmëfinalen e Ligës së Europës, ku verdhekuqtë eliminuan Milanin. Vendasit ngelën me 10 lojtarë në minutën e 31’ pasi Zeki Çelik doli me karton të kuq dhe italiani shprehet se kjo i shtyu futbollistët të luanin edhe më fort.

el-shaarawy

“Për të mposhtur një ekip të fortë si Milani, na duhej të luanim dy ndeshje pothuajse perfekte. Ne ia dolëm. Shkuam në Milano, të vetëdijshëm për të qenë në gjendje të luanim siç duhej dhe ne e bëmë të njëjtën gjë edhe në “Olimpiko”. Unë bëra atë që më kërkoi Daniele dhe e bëra me përkushtim të madh. Fitorja u takon të gjithëve, për tifozët që krijuan një atmosferë magjike sonte edhe për Zekin që gaboi dhe u penalizua. Ne luftuam për të”-u shpreh El Sharaui.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"