Benzema i çliruar pa Ronaldon, parakalon portugezin për gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2019 | 21:53

Benzema i çliruar pa Ronaldon, parakalon portugezin për gola

Sërish një javë e lavdishme për Karim Benzemanë. Francezi ka shënuar 4 gola në 70 orë. Fillimisht një dopietë në Champions kundër Gallatasarajit që shërbeu për të parakaluar Di Stefanon si golashënuesi i tretë më i mirë në Champions. 

benzema

Shënoi edhe dy gola të tjerë kundër Eibarit, që i shërbyen për t’u bërë golashënuesi i gjashtë i historisë së La Ligës. Karim Benzema nuk arrinte dy dopieta radhazi që nga janari i këtij viti, kur shënoi dy gola kundër Espanjolit dhe Gironës. Francezi ka marrë mbi shpatulla skuadrën madrilene që nga vera e vitit 2018.

Që nga data e superkupës së Europës kundër Atletikos deri te përballja me Eibarin, Benzema ka shënuar 41 gola dhe ka dhënë 13 asiste në 68 ndeshje (përfshirë të gjitha kompeticionet). Duhet thënë se ai shënon ose asiston në 103 minuta. Nga ana e tij, Ronaldo ka luajtur 56 ndeshje me skuadrën e Juventusit dhe ka këto statistika: 34 gola dhe 12 asiste. Portugezi shënon ose asiston një herë në 105 minuta dhe shifrat tregojnë se Karim Benzema shkëlqen më shumë sesa portugezi.

Por shumë i rëndësishëm është fakti që nga këto 41 gola të Benzemasë, 31 prej tyre kanë qenë me prekjen e parë. Me largimin e portugezit nga Reali i Madridit, Benzema shënon më shumë gola me kokë (13) dhe ka perfeksionuar goditjet me të majtën (5 gola). Sulmuesi francez ka arritur të realizojë 22 gola larg “Bernabeut”, më shumë se gjysma e golave të tij. Pavarësisht se ekipi “galaktik” ka zhgënjyer dhe ka pasur probleme në arritjet e objektivave, Benzema ka qenë në majën e sulmit duke shmangur sa më shumë momente delikate dhe të vështira.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"