“Bejzade punon me maturi”, drejtori Deliallisi: Erzeni me ide të reja, i thyejmë korçarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2024 | 23:57

“Bejzade punon me maturi”, drejtori Deliallisi: Erzeni me ide të reja, i thyejmë korçarët

Erzeni do të përballet me Skënderbeun ditën e nesërme, në takimin që do të luhet në Rrogozhinë, e vlefshme për javën e 24- t të Superiores.Në historikun e tyre të përballjeve direkte, shijakasit numërojnë dy humbje kundër korçarëve këtë sezon, në javën e gjashtë 1-2 në Arena Egnatia dhe 1-0 në Korçë.

deliallisi

Ndërkohë, nesër kjo sfidë është një test për shijakasit, për vetë faktin e renditjes ku ndodhen dhe do të tentojnë që të thyejnë Skënderbeun për herë të parë këtë sezon. Pasi u largua nga roli i trajnerit, Alfred Deliallisi tashmë është me një detyrë të re, atë të Drejtorit sportiv të Erzenit.

Në një prononcim për “Panorama Sport”, ai i gjykon dy humbjet me korçarët si të pamerituara, por pavarësisht kësaj, ekipi është me ide të reja që i ka sjell trajneri Skerdi Bejzade dhe është optimist për rezultate pozitive. ” Po,me Skëndërbeun kemi pësuar dy humbje, që në mendimin timkanë qenë të pamerituara, por për të mos i komentuar detajet enjë flete tashmë të mbushur, le të shqetësohemi për fletën ebardhë të së shtunës, ku duhet të japim maksimumin për tëfituar.

Gjëndja e ekipit është fantastike, trajneri i ri ka futuridetë e tij dhe dita ditës po punon me maturinë e qetësinë eduhur që në këto 13 ndeshje të mbetura në kampionat, të vjelimmë të mirën, që i përshtaten dhe objektivit. Përsa i përket mungesave, Mihana dhe Migone, nuk janë të gatshëm, për arsye dëmtimi, por masat janë marrë që forcat e munguara të zëvendësohen”, ishte prononcimi i Alfred Deliallisit.

E.DERVSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"