Bazeli i Xhakës futet në krizë rezultatesh, Jang Bojz i shkëputet 6 pikë para Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2017 | 23:17

Bazeli i Xhakës futet në krizë rezultatesh, Jang Bojz i shkëputet 6 pikë para Skënderbeut

Bazeli i Taulant Xhakës është duke kaluar një periudhë mjaft negative me rezultate teksa sot nuk arriti të gjente fitoren për herë të 4-t radhazi në Super Ligën e Zvicrës. Kampionët në fuqi u mposhtën në transfertë nga St. Gallen me rezultatin 2-1. Albian Ajeti dha asist për golin e dytë të St. Gallenit, ndërkohë që Xhaka mori karton të verdhë në minutën e 31-të.

Taulant Xhaka

Jang Bojz, rivali i Skënderbeut të enjten e ardhshme në Ligën e Europës, fitoi bindshëm 4-1 ndaj Lucernës. Pas 8 javësh kampionat, verdhezinjtë e shohin veten në krye të renditjes me 17 pikë, 3 më shumë se Zyrihu i vendit të dytë, dhe 6 më shumë se kampionët e Bazelit që mbajnë vendin e 4-t.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"