“Batha më ka mësuar të shaj shqip”, Kobina: Nëse kaloj te Partizani do quhesha tradhtar, Egbo na ndryshoi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2020 | 17:57

“Batha më ka mësuar të shaj shqip”, Kobina: Nëse kaloj te Partizani do quhesha tradhtar, Egbo na ndryshoi

Uilful Kobina është një nga lojtarët më të mirë te Tirana këtë sezon, i cili me trajnerin Egbo ka treguar paraqitje të shkëlqyera dhe një formë gjithmonë në rritje.kobina

Në një prononcim të dhënë së fundmi, Kobina u shpreh se do donte që kampionati të vendoset në fushë, por do pranojnë çdo gjë që vendoset.

“Po bëj stërvitje në kushte shtëpie, por disa herë dalë edhe jashtë për vrap, disa herë nga lagjja disa herë nga Liqeni.

Jam ambientuar më mirë me skuadrën, me Shqipërinë dhe tani ndihem më mirë.

Trajneri futi frymën e grupit, që nuk ekzistonte më mirë. I njeh lojtarët shumë mirë. Nuk shton presionin dhe na lejon të luajmë për qejf. Shpresoj të vazhdojmë kështu.

Titulli në tavolinë? Më shijon më shumë nëse ndeshjet luhen në fushë, por gjithçka do e vendosë Federata. Për ne është shumë e vështirë kjo periudhë, por të shikojmë se çfarë do të ndodhë.

Emocionet e golit në derbi? Është një ndjenjë shumë emocionuese, dhe nga goli në derbin e dhjetorit kanë ndryshuar shumë gjëra për mirë. Unë jam i destinuar për të luajtur në ndeshje të mëdha dhe për të treguar vlerat e mia. Njerëzit kanë kritikuar por kam folur në fushë.

Të gjithë trajnerët te Tirana kanë qenë shumë të mirë, por Egbo ka bërë një punë shumë të mirë në një kohë shumë të shkurtër. Me Egbo ndihem shumë mirë dhe ka bërë një punë shumë të mirë.

Shqipëria? Këtu me pëlqen shumë, njerëzit janë shumë të mirë. Sharjet? Kam mësuar, por s’do t’i them këtu. Fjalët e pista te Tirana mi ka mësuar Batha.

E ardhmja? Nuk është diçka shumë e mirë që të kaloj nga Tirana te Partizani, pasi do e quaja veten si një tradhtar.”, u shpreh Kobina për “Supersport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"