Basketbooll femra/ Bashkimi i jep leksion Partizanit në Ligën Unike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2024 | 16:00

Basketbooll femra/ Bashkimi i jep leksion Partizanit në Ligën Unike

Liga Unike e basketbollit të femrave ka mbyllur dje takimet e javës së dytë me sfidën ndërmjet Partizanit dhe Bashkimit. Skuadra prizrenase dominoi në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, duke i mposhtur të kuqet me rezultatin e thellë 63-87.

ssdasdasdasdsdasadsdsa

Vajzat nga Kosova ishin superiore në çdo aspekt ndaj kampioneve në fuqi të kompeticionit mbarëkombëtar, duke mos e vënë në diskutim për asnjë moment fitoren. Ky ishte suksesi i dytë për Bashkimin në Ligën Unike, me prizrenaset që kryesojnë në renditje me pikë të plota, së bashku me Prishtinën. Nga ana tjetër Partizani e ka nisur negativisht këtë sezon, duke pësuar disfatën e dytë në shtëpi.

NDESHJA – Takimi nisi menjëherë nën diktatin e kampioneve të Kosovës, ndërsa për të parë koshin e parë të Partizanit, duhej pritur mbi 2 minuta, teksa Jacobosson ngushtoi në 2-6. Më tej perioda e parë u mbyll 12-25 për Bashkimin. Në çerekun e dytë skuadrat e rritën rendimentin në sulm, por ishin sërish miket ato që bënë më mirë, për ta fituar periodën 19-25, duke kryesuar 31-40 pas gjysmës së takimit.

sdfsdfsdfdfdfssdfsdfsdffsddsfs

Situata nuk ndryshon as në pjesën e dytë, teksa ekipi nga Kosova e kontrollon lojën, për ti fituar edhe dy periodat e mbetura, përkatësisht 14-21 dhe 18- 26, duke vulosur suksesin final me +24 pikë diferencë.

Adrienne Godbolo me 24 pikë, 15 kërcime e 5 asistime dhe Sarah Mgbeike me 29 pikë, 9 kërcime dhe 3 asistime udhëhoqën Bashkimin në këtë triumf, ndërsa në radhët e Partizanit rendimentin më të lartë e kishte Sophia Jacobsson, autore e 13 pikëve, 3 kërcimeve dhe 4 asistimeve. Në ndeshjet e tjera të javës së dytë, Flamurtari mundi Tiranën me rezultatin e ngushtë 66-63, ndërsa Prishtina triumfoi ndaj Penzës në shifrat 81-75, takime të luajtura të martën.

dfssdfsdfsfdsfdsfdsdfsfdsfd

JAVA E TRETË – Për sa i përket javës së tretë, ajo rezervon përballje interesante. Në Prizren do të kemi duelin e kryesueseve, ndërmjet Bashkimit dhe Prishtinës. Tirana dhe Partizani do të matin forcat në derbin e kryeqytetit, ndërsa Penza pret Flamurtarin në Pejë, ndeshje që do të zhvillohet mes-javën e ardhshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"