Basketbollisti i NBA akuzon klubin grek: Më vunë njerëz te dera që të më thyenin këmbët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2023 | 21:24

Basketbollisti i NBA akuzon klubin grek: Më vunë njerëz te dera që të më thyenin këmbët

Basketbollisti amerikan Duejn Bejkon, ka lëshuar akuza shumë të rënda ndaj klubit grek të Panathinaikos. Palët ndërprenë marrëveshjen mes tyre pak ditë më parë dhe lojtari i cili ka luajtur në NBA para se t’i bashkohej grekëve, nuk është kursyer në akuzat e tij.

fdgdfgdfgdfgfdg

Situatat kishin përshkallëzuar që kur ai ishte përleshur me një lojtar grek në ekip, Lefteris Mantzukas. “E godita se më provokoi”, tha lojtari të cilin ë fakt e kishin pezulluar disa javë më parë pasi ishte filmuar i dehur në rrugët e Athinës pas një nate jashtë. “Unë shënoja 17 pikë për ndeshje, që do të thotë 5 më shumë se i dyti pas meje. Kalova shumë situata m*** aty dhe sinqerisht as nuk më interesonte fare që të kthehesha herët në shtëpi se njëlloj do më paguanin”, vijoi ai.

Akuza më e rëndë është ajo për rojet e sigurisë që klubi i kishte caktuar. “Vendosën katër roje në shtëpinë time, të cilët qëndronin te dera për të më thyer këmbët  nëse do të dilja. Gjithçka vetëm sepse humbëm një ndeshje. Sikur të ishte vetëm faji im dhe jo i gjithë ekipit. Ata erdhën në dhomat e zhveshjeve dhe na kërcënuan, duke na vendosur këto roje. Një gjë e ulët. Dhe duhej të luaja kështu, dëmtimet e mia dhe çdo gjë që ndodhte rreth e rrotull”, tha Bejkon i cili është kthyer menjëherë në SHBA pasi mbylli marrëveshjen me klubin grek, duke synuar që të bëhet përsëri pjesë e një klubi të NBA në sezonin e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"