BASKETBOLL/ Teuta i tregon forcën Tiranës, Vllaznia nuk fal ndaj Partizanit (REZULTATET DHE RENDITJA)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2021 | 12:14

BASKETBOLL/ Teuta i tregon forcën Tiranës, Vllaznia nuk fal ndaj Partizanit (REZULTATET DHE RENDITJA)

Superliga e basketbollit të meshkujve ka zhvilluar dje sfidat e javës së pestë. Vëmendja kryesore ishte fokusuar në “Asllan Rusi”, aty ku matën forcat Tirana Neptun dhe Teuta, që janë edhe dy nga ekipet pretendente për titullin. Një ndeshje që nuk i zhgënjeu pritshmëritë, teksa rezultoi një spektakël i vërtetë në parket, por ata që festuan në fund ishin kampionët në fuqi.

BASKET

Kështu, bregdetarët e Melzin Lazimit dolën me dy pikë nga kryeqyteti duke triumfuar në shifrat 99-93, pas një takimi shumë të bukur. Ndeshja fillimisht startoi me gabime të shumta nga të dyja kampet, aq sa kur kishin kaluar gati 4 minuta lojë, rezultati në tabelë shënonte 2-2, megjithatë, skuadrat i ndezin gradualisht motorët dhe perioda e parë mbyllet 19-15 për Tiranën.

Durrsakët janë disi më mirë në të dytën, ku fitojnë 25-23, por në shifra të përgjithshme pas gjysmës së takimit kryesojnë vendësit me 2 pikë. Pjesa e mbetur e ndeshjes shoqërohet nga një spektakël i vërtetë në parket, te Teuta dhuron shou dyshja amerikane Bruce-Satterwhite, ndërsa në radhët e Tiranës bie në sy forma fantastike e Hamatit. Gjithashtu, tepër argëtuese është edhe lufta e 3-pikëshave, ku në radhët e vendësve spikasin Hysa dhe Clark me nga 4 secili, ndërsa për miqtë janë të papërmbajtshëm Satterwhite me 7 gjuajtje të sakta dhe Frenki Lilaj me 4, të cilat i realizon në një hark të shkurtër kohor.

Kështu, pas një baraspeshe të plotë në 30 minuta lojë, Teuta bën diferencën në fund të takimit duke hipotekuar suksesin, ndërsa për Tiranën duket se vijon mallkimi i sekondave të fundit, një sëmundje që i ka shoqëruar bardheblutë gjatë këtyre 3 sezoneve.

BASKET

Shënuesi më i mirë i ndeshjes ishte Satterwhite, protagonist me 33 pikët në suksesin e Teutës. Në ndeshjet e tjera asnjë problem për Vllazninë që mposhti Partizanin në Shkodër në shifrat 96- 83 (27-11, 24-21, 22-20, 23-25).

Kuqeblutë e Nikola Milatoviçit krijuan një epërsi prej 10 pikësh që në periodën e parë, për ta kontrolluar pa problem më pas të gjithë ndeshjen. Amerikanët Bessard dhe Stove, me 22 pikë secili ishin më të mirët për Vllazninë në këtë takim, ndërsa për “Demat” nuk mjaftuan 26 pikët e shënuara nga Ramme.

Me këtë fitore, Vllaznia ndan kreun në kuotë të barabartë pikësh me Teutën. Fitore bindëse regjistroi edhe Kamza, që shkatërroi Dinamon në shifrat 64-97 (11-32, 18-21, 22-27, 13-17). Skuadra e Eni Llazanit ishte superiore nga fillimi e deri në fund. Lojtari i ndeshjes ishte amerikani Davis, i cili udhëhoqi Kamzën me 31 pikët e tij.

TR

VLL

DIN

KL

ABDULLA DUSHKU / SENAD NIKSHIQI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"