BASKETBOLL/ Lezhjanët pa rivalë, vjen fitorja e 10-të. Besëlidhja thyen Tiranën, shpallet kampione dimri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2023 | 19:09

BASKETBOLL/ Lezhjanët pa rivalë, vjen fitorja e 10-të. Besëlidhja thyen Tiranën, shpallet kampione dimri

Besëlidhja vazhdon marshimin e saj në ka mpionatin kombëtar të basketbollit për meshkuj. Lezhjanët e Afrim Bilalit kanë fituar kryendeshjen e javës së 11-të përballë Tiranës, duke e mbyllur fazën e parë me pikë të plota, për tu shpallur kampionë të dimrit me 10 fitore. Skuadra veriore dhuroi një tjetër provë bindëse, këtë herë në shtëpinë e kampionëve, duke i thyer bardheblutë me rezultatin 88-96 në sfidën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në sallën “Farie Hoti”.

BASKET, BESELIDHJA TIRANA

Pas një pjese të parë shumë të luftuar nga të dyja ekipet, miqtë e bënë diferencën në çerekun e tretë, për ti bërë më pas ballë në periodën e katërt ofensivës së kryeqytetasve.

NDESHJA – Në një sallë të mbushur plot, bardheblutë dhe lezhjanët zbritën në parket për një tjetër betejë. Perioda e parë u shoqërua me rivalitet shumë të lartë, me të dyja ekipet që luftuan fort në çdo aksion, ndërsa do të kishim disa barazime në tabelë, me 10-minutëshin që mbyllet në ekuilibër të plotë 20-20. Edhe çereku i dytë vijon në mënyrë të ngjashme, ndërsa herë kalon njëra skuadër në epërsi e herë tjera, fraksion që mbyllet sërish në barazim, këtë herë 22-22, me ekipet që shkojnë në pushim me rezultatin e përgjithshëm 42-42.

Por me rikthimin në fushë Besëlidhja ndryshon marsh, ndërsa Tirana nuk ka qartësi në sulm, duke gabuar shumë aksione. Të besuarit e Afrim Bilalit nisin edhe shkëputjen decizive, teksa e fitojnë periodën 15-31, për të kryesuar 57-73 pas 30 minutash lojë. Miqtë e fillojnë mirë edhe periodën e katërt, për të shkuar deri në +25 pikë avantazh. Megjithatë bardheblutë e Erkand Karajit nuk dorëzohen lehtë dhe afrohen deri në 5 pikë, por lezhjanët rezistojnë dhe dalim me fitore nga shtëpia e kampionëve, teksa gjithçka mbyllet 88-96 dhe me shtrëngime duarsh ndërmjet lojtarëve.

Për sa u përket paraqitjeve individuale, i gjithë formacioni lezhjan e mbylli në dopioshifër pikësh, ndërsa rendimentin më të lartë e kishin Wekees me 25 pikë e 15 kërcime, Hamati me 21 pikë e 12 kërcime si dhe Hysa, autor i 17 pikëve dhe 10 asistimeve. Për Tiranën më i miri ishte Hysenagolli me 32 pikë, 16 kërcime dhe 5 asistime, ndërsa bardheblutë e mbyllën fazën e parë me 7 fitore dhe 3 humbje.

TAKIMET E TJERA – Partizani është rikthyer te fitoret pas shtatë humbjeve radhazi, teksa ka mposhtur Fierin në “Asllan Rusi” me rezultatin e thellë 98-67 (24-9, 27-24, 25- 22, 22-12). “Demat” e Erdal Borovës u treguan superiorë në të katërta periodat. Lojtari i ndeshjes në suksesin e të kuqve ishte amerikani Major, protagonist me 19 pikë, 8 kërcime dhe 6 asitime. Për fierakët nuk mjaftoi i zakonshmi Anyanwu, autor i 32 pikëve, 11 kërcimeve dhe 7 asistimeve.

Kjo ishte fitorja e dytë në kampionat për Partizanit, ndërsa Fieri mbetet në vend të parafundit me 1 fitore dhe 9 humbje. Gjithçka e thjeshtë për Apoloninë në përballjen kundër Skënderbeut të vendit të fundit. Fierakët fituan në shtëpi me rezultatin treshifror 111-75 (33- 13, 29-16, 21-17, 28-29) në një takim pa histori. Hamilton me 17 pikë dhe 7 kërcime si dhe Bourne me 21 pikë e 7 kërcime, ishin më të mirët në radhët e Apolonisë. Për korçarët spikati kapiteni Endri Habip me 21 pikë e 14 kërcime. Java e 11-të do të kompletohet sot me ndeshjet VllazniaElbasani dhe Teuta-Flamurtari.

2 1

3

ABDULLA DUSHKU/NDERIM GOCI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"