Barcelona “zbut” bilancet, zëvendëspresidenti: Sot mund ta transferojmë Levandovskin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2022 | 15:16

Barcelona “zbut” bilancet, zëvendëspresidenti: Sot mund ta transferojmë Levandovskin

Asambleja e përgjithshme e Barcelonës ditën e enjte ishte një hap i madh përpara për bordin e drejtuesve dhe të ardhmen afatshkurtër të klubit, ndërsa u mundësuan disa nga operacionet financiare të shitjes së të drejtave televizive dhe ato të kompanisë së marketingut. Pas këtyre marrëveshjeve, klubi duhet të reagojë shpesh për të mbyllur transferimet e objektivave të merkatos që ka vendosur trajneri, Ksavi Hernandez, më i rëndësishmi nga të gjithë ai i Robert Levandovskit i cili dëshiron të transferohet në “Camp Nou” këtë verë.

678678678

Duke folur për “RAC1” një ditë më parë, zëvendëspresidenti i katalanasve, Eduard Romeu tha në lidhje me vendimet e Asamblesë: “Ishte një procedurë e nevojshme. Na heq një barrë të madhe financiare, por deri tani kemi arritur vetëm që dritën e semaforit ta bëjmë jeshile. Kemi ende shumë punë përpara”.

I pyetur nëse me miratimin e shitjeve të fundit Barcelona tani mund të transferojë sulmuesin e Bajernit, ai tha: “Sot, ne mund të firmosim me Levandovskin për sa kohë aplikojmë rregullin 1:3 që ka La Liga. Duke qenë se bie ndesh me kufizimet e “Fair Play”-t të La Ligës, nëse ne nuk jemi në gjendje që të kursejmë tri herë sesa ai mund të kushtojë, atëherë kjo nuk do të jetë e mundur”. Sulmuesi 33-vjeçar hyn në vitin e fundit të kontratës së tij në “Allianz Arena”, por ai kërkon të provojë një eksperiencë të re me gjigantët spanjollë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"