Barcelona për “pazar” në Itali, 15 milionë euro për lojtarin e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2019 | 8:50

Barcelona për “pazar” në Itali, 15 milionë euro për lojtarin e Milanit

Milani tashmë ka arritur akordin me mbrojtësin e majtë Teo Hernandez dhe hapësirat do të ngushtohen për zviceranin Rikardo Rodrigez.

rodrigez

Por, e ardhmja e mbrojtësit të Milanit nuk duket e zymtë, pasi siç raportojnë mediat italiane, Barcelona është interesuar për të.

Katalanasit e kanë “pikëtuar” zviceranin, si zëvendësuesin ideal të Zhordi Albës, i cili nuk mund t’i përballojë dot të gjitha sfidat.

Spanjollët janë të gatshëm të ofrojnë 15 milionë euro, për lojtarin, i cili u bashkua me Milanin  në verën e vitit 2017, kur u transferua nga kampionati gjerman.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"