“Barazimi rezultat i drejtë”, shkodrani Cungu: Ja ku “çaloi” Laçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2020 | 19:20

“Barazimi rezultat i drejtë”, shkodrani Cungu: Ja ku “çaloi” Laçi

Laçi i Armando Cungut, barazoi në transfertë përballë Vllaznisë, në një sfidë tepër delikate. Në prononcimin pas ndeshjes, tekniku shkodran i skuadrës kurbinase, u shprehi kënaqur me pikën e marë, duke deklaruar:

cUNGU

“Pjesërisht jam dakord që nuk meritonim më shumë se barazimi. Por po ta kapim si minutazh, mendoj që ishim më dominues se Vllaznia, sidomon në pjesën e parë, me një pas më të mirë para portës mund të kishim shënuar. Ne pjesën e dytë, deri në momentin e acarimit ishim mirë, më pas ekipi u tkurr dhe vumë në rrezik rezultatin e ndeshjes. Një pikë ishte e drejtë kështu siç shkuan punët.

Luanim jashtë. Isha i bindur se si do luante Vllaznia. Është një ekip që tentoi të na priste. Mbrohet me shumë forca dhe tenton të organizohet kur ekipi kundërshtar gabon në mesin e fushës duke përdorur kundërsulmet e shpejta. Duhet të ishim në ekuilibër për sa i përket mënyrës së lojës. Në pjesën e parë kishim 3-4 raste shumë konkrete për të shënuar. Ishte një ndeshje me 2 tablo, por duhet thënë që ishte një pikë që na vlejti.

Në ditët e fundit jemi stërvitur në fushën e Laçit me bar. Duhet t’iu përshtatesh kushteve. Në pjesën e parë kishte vështirësi. Nuk bëhen veprime te guximshme në një terren të tillë. Duhet të luash sa më shpejt. Janë gjëra që i kemi vuajtur, sidomos me Tiranën në Laç, nuk ditëm të menaxhonim momentet ku ndodhej ekipi. E vuajtëm me Tiranën edhe sot nuk arritëm të përshtateshim.

Jam shumë i kënaqur me Nuabuezen në sfidën ndaj Teutës. Ndeshja e sotme nuk ishte brenda pritshmërive. Prej kohës është në epiqëndron e çdo kundërshtari. Në çdo kontakt ka 2 lojtarë mbas shpine. Çdo futbollist ka dhe ditët e tija jo. Greca bëri një ndeshje shumë të mira në Durrës. Kur luajnë mirë nuk mund t’i thuash ulu në stol. Do ketë minuta për gjithë secilin. Shyqyr që kemi mundësi për të bërë ndonjë lëvizje. Nuk ka lidhje me shitjen e lojtarëve. Po mundohemi t’iu marrim më të mirën lojtarëve.

Në pjesën e parë kërkuam vertikalizime. Me pak kujdes në pasime mund të kishim shënuar. Nëse flasim për ekuilibër të Vllaznisë, nuk arritëm të kuptonim pse ra në trysni ekipi jonë. Mendova qe eksperienca e Grecës do të na vlente. Unë nuk jam tip trajnerësh që i lëviz me vendosje lojtarët. Mund të lëvizim në momente kritike kur ekipit i kërkohej diçka më tepër. Siç erdhi puna mendova për 1 pikë. Gjithkush përgatit ndeshjen për ta fituar, por ndonjëherë nuk duhet të humbasësh”, u shpreh Cungu.

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"