Barazimi ndaj Erzenit, trajneri Alcani: Kemi pretendimet tona, por pika nuk i shërbeu asnjë ekipi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2022 | 18:52

Barazimi ndaj Erzenit, trajneri Alcani: Kemi pretendimet tona, por pika nuk i shërbeu asnjë ekipi

Ashtu siç ishte parashikuar, ndeshja mes Burrelit dhe Erzenit e luajtur në stadiumin “Liri Ballabani” rezultoi e vështirë për të dyja skuadrat, të cilat nuk i gjetën dot rrjetat respektive.

alcani

Alert Alcani, trajneri i Burrelit, pas ndeshjes u shpreh: “Pjesa e parë ishte shumë e bukur, ku i patëm mundësitë për të shënuar. Pashë një ekip me grintë për ta fituar ndeshjen deri në minutat e fundit, por i tillë është futbolli.

Luanim kundër një ekipi që pretendon dhe ka një ecuri të suksesshme. Edhe ne kemi pretendimet tona, por në fund të fundit vlejnë pikët. Ndamë nga një pikë që ndoshta nuk na shërben as neve e as atyre për objektivat që kemi”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"