Barazimi me Vllazninë nuk e kënaq Salin: Luftojmë deri sa matematika të na e lejojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2023 | 16:39

Barazimi me Vllazninë nuk e kënaq Salin: Luftojmë deri sa matematika të na e lejojë

Kastrioti arriti të marrë një pikë ndaj Vllaznisë në fundin e takimit, por rezultati i ndeshjes nuk e ka kënaqur portierin Edmir Sali. Gardiani i Kastriotit, u shpreh se skuadra e tij do të luftojë deri në fund të kampionatit për mbijetesën.

bandicam 2023-05-06 16-33-29-663

“Goli na goditi psikologjikisht dhe u munduam. Shënuam një gol dhe donim edhe një tjetër por ishte e pamjaftueshme.

Pritja e Çobës? Më vjen mirë që ndihmoj skuadrën por nuk jemi të kënaqur me rezultatin. Shohim nga ndeshja tjetër, nuk dorëzohemi. Do të luftojmë deri në fund, deri sa matematika të na e lejojë”, u shpreh Sali”, u shpreh Sali për “Oversport”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"