Balaj i acaruar dhe Melo që e ka me arbitrin, ja pikantet në Laçi-Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2023 | 19:46

Balaj i acaruar dhe Melo që e ka me arbitrin, ja pikantet në Laçi-Vllaznia

Laçi-Vllaznia kishte një numër të ulët spektatorësh në stadium dhe vetëm në pjesën e dytë shkoi në rreth 300 të pranishëm. “Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes së djeshme.

laci vllaznia

* Nga Shkodra kishte rreth 25 ultras që kishin udhëtuar për të mbështetur Vllazninë, teksa të pozicionuar në sektorin mik të stadiumit, gjatë gjithë kohës i dhanë zemër skuadrës. Edhe në tribunën qendrore kishte një grup të vogël sportdashësish shkodranë.

* Në minutën e 9-të, gjyqtari Andi Koçi duke parë nervozizmin e mesfushorit brazilian të Laçit, Melo, i thotë këto fjalë: “Po protestove edhe një herë do të dalësh jashtë”. Mirëpo, lojtari vijoi protestat, duke kundërshtuar një faull që bëri ndaj Boshnjakut. Ai iu afrua në fytyrë arbitrit durrsak, duke i tejkaluar limitet.

* Në minutën e 22-të, arbitri ndali lojën që lojtarët e të dyja skuadrave të kishin mundësi të freskoheshin. Ndeshja u luajt në orën 15:00 dhe temperatura ishte 31 gradë.

* Në minutën e 36-të ka tension në fushë dhe shkallët e stadiumit, me Balajn që dëmtohet dhe më pas kapet me tifozët. Më pas është Melo që përplaset me Krymin.

* Sulmuesi Bekim Balaj konfirmohet kapiten i Vllaznisë, edhe pse në fushë nga minuta e parë ishte Ardit Krymi.

* Trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli, shpërthen ndaj një faulli që arbitri Koçi akordoi në minutat shtesë të pjesës së parë, kur Krymi ndërhyri ndaj Melos. Si për ironi të fatit, nga ky moment erdhi më pas edhe goli i barazimit të Laçit.

* Para se të fillonte pjesa e dytë, Balaj shkon pranë sektorit ku ishin vendosur tifozët e Vllaznisë dhe u kërkon atyre që të mbështesin skuadrën, duke lënë pas pakënaqësitë që mund të kishin.

* Në momentin e golit të shënuar nga Tresa, i gjithë stoli i Laçit u fut në fushë, ndërsa trajneri Bejzade festoi me ndihmësin e tij, Tanushi.

* Në minutën e 79-të, Smajli përplaset me Kryeziun në anësorë dhe të dy lojtarët më pas shkojnë afër këmbëve të Memellit, që ndodhej atyre afër në këmbë, pikërisht në vendin ku ishte stoli i Vllaznisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"